• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATA E KREUT TË AKEP/ Reagon PD: Mjafton vetdeklarimi që drejtuesit e këtij institucioni të shkarkohen
Home
Shqipëri

DEKLARATA E KREUT TË AKEP/ Reagon PD: Mjafton vetdeklarimi që drejtuesit e këtij institucioni të shkarkohen

16 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar pas deklaratës së kreut të AKEP se institucioni që ai drejton nuk synon të kërcënojë mediat online, pasi nëse do ishte ky qëllimi do të mjaftonte zbatimi i ligjit.

Duma thotë se për më shumë se 5 vjet AKEP nuk paska zbatuar ligjin dhe tani nis reprezaljen e formalizmit të portaleve. Sipas deputetes së PD, mjafton vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë.

Statusi i plotë:

Mjafton vetdeklarimi i AKEP që drejtuesit e tij të shkarkohen menjëherë nga detyra!

Në reagim Drejtori i AKEP deklaron që nuk e kanë qëllim të kërcënojnë mediat se: “..po ta kishin qëllim do të mjaftonte zbatimi i ligjit”; pra AKEP mashtron, shantazhon publikisht mediat dhe në fund vetëdeklaron që nuk ka zbatuar as ligjin.

Po pse nuk i ka mbyllur nëse kështu e kërkon ligji?! Përse sakrifikojnë të shkelin ligjin zyrtarët e AKEP? Ka vetëm një arsye që i jep përgjigje; sepse i vlejnë më shumë ti kenë të shantazhueshëm!

Për më shumë se 5 vjet AKEP nuk paska zbatuar ligjin dhe tani nis raprezaljen e formalizimit sapo Kryeministri po i tund mediave ligjin e censurës.

Është e qartë, Kryeministri dikton ata turren në raprezalje. Është rrjedhimisht e pranuar që po veprojnë si Policia e Mendimit të Ramës.

Por a është vetë AKEP një shpifës që paguhet nga taksat e shqiptarëve?! A ka shpifje më të pastër se të kesh dokumentat e portaleve por të botosh listën e portaleve të “pa formalizuara” duke i linçuar dhe dëmtuar publikisht vetëm për të bërë policin e Ramës.

A quhet kërcënim të linçosh dhe nxjerrësh fletërrufe publike për portalet pa i dërguar shkresë zyrtare secilit, ndërkohë që shumica paraqitën dokumentat e formalizimit!

AKEP-i që vetëdeklaron që nuk ka bërë punën prej vitesh dhe se nuk i shërben ligjit por Ramës paska dhe fuqi t’i tregojë opozitës se si të bëjë punën!

Askush dhe për asnjë arsye nuk do amnistohet me iluzionin se ka mbrojtje politike. AKEP do të mbajë përgjegjësi si polici e paligjshme e mendimit dhe si shantazhuese de fakto e fjalës së lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E LOJRAVE TË FATIT, LAJM I MIRË/ Rastet TRAGJIKE që erdhën nga humbja e skedinës dhe loja në poker
Previous article KINI KUJDES! Të flesh më shumë se 8 orë është e dëmshme për shëndetin

k.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT