• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBYLLJA E LOJRAVE TË FATIT, LAJM I MIRË/ Rastet TRAGJIKE që erdhën nga humbja e skedinës dhe loja në poker
Home
Ekskluzive

MBYLLJA E LOJRAVE TË FATIT, LAJM I MIRË/ Rastet TRAGJIKE që erdhën nga humbja e skedinës dhe loja në poker

16 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Paralajmërimi i kryeministrit e më pas konfirmimi i tij, se lojërat e fatit do të mbyllen sollën një nga debatet më të mëdha të kohëve të fundit në Shqipëri.

Siç edhe mund të kuptohet, pronaret e pikave të basteve por jo vetëm, nuk e kanë pritur aspak mirë vendimin e deri diku arsyet janë të logjikshme, edhe pse vendi i tyre i punës është gati.

Përveç tyre, nga qytetarët u prit si një nga ljmet më të mira, duke shpresuar se të afërmit e tyre do shpëtojnë njëherë e mirë nga varësia ndaj lojërave të fatit.

Me një kërkim të thjeshtë, AlpeNews.al, zbulon raste tragjike e të trishta ku të rinj e familjarë kanë vrarë veten pikërisht prej borxheve që këto lojër i kanë sjellë.

Ka dhe nga ata që e kanë ndërmarrë veprimin tragjik vetëm prej një skedine të humbur.

Kryesisht këto, por edhe arsye të tjera janë tregues se përse mbyllja e lojërave të fatit është më shumë se thjeshtë një lajm i mirë.

Rastet tragjike:

Vret veten pas skedinës së humbur në Botëror

Babai i dy femijeve Arens Tabaku  nga Cerriku i ka dhëne fund jetes duke u hedhur ne objektin ku punonte. 44 vjeçari ishte roje e godinës së ish uzinës së naftës në Cërrik dhe mësohet se nga aty i ka dhënë fund jetës.

44 vjecari i kishte vënë të gjitha lekët që dispononte lloto por humbja e Belgjikës me Francën  ka bërë që ti humbasë kursimet e familjes. I ngarkuar psikologjikisht teksa ka shkuar ne punë ka shfrytëzuar momentin që ka qenë vetëm dhe është hedhur nga objekti.

Gjirokastriti var veten pasi lë të gjitha lekët në lloto

Një 35-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur në oborrin e kishës së fshatit të tij.

Florian Resuli po kalonte një situatë të rënduar psikologjike për shkak të vështirësive ekonomike.

Babai i dy fëmijëve të mitur kishte rreth tre muaj që ishte zhvendosur në Tiranë me familjen. Ai punonte si gdhendës guri dhe mermeri dhe me ato të ardhura që fitonte mbante të gjithë familjen.

Mësohet se një ditë përpara ngjarjes që tronditi bashkëfshatarët e tij, ai ishte kthyer në fshatin e lindjes, ndërsa gruan dhe fëmijët i kishte çuar në shtëpinë e prindërve të saj. Miq të afërt të viktimës kanë konfirmuar se 35-vjeçari kishte krijuar varësi nga lojërat e fatit.

Së fundmi, ai ishte orientuar edhe drejt basteve dhe skedinave për ndeshjet e Kampionatit Botëror të futbollit, çka e kishin zhytur atë në borxhe për shkak të humbjeve të skuadrave që konsideroheshin si të sigurta në kalimin në fazën tjetër.

Humbja e një sasie të madhe parash në skedinat e futbollit, që përkeqësuan gjendjen ekonomike të familjes.

Vritet 23 vjeçari pas zënkës për lojën e pokerit

Një 23-vjeçar është vrarë  në fshatin Libonik të Korçës. Viktima është Adriatik Bregu.

Ai është qëlluar me armë në një sallë lojërash fati, pas një grindje që ka pasur me të dyshuarin Donald Kreka, 25 vjeç, që akuzohet si vrasësi i tij.

Krimi i rëndë ka ndodhur pas zënkës për një lojë pokeri.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËLZENI LË VETËM ARMINËN PAS FEJESËS/ Largohet nga Shqipëria dhe niset drejt...
Previous article DEKLARATA E KREUT TË AKEP/ Reagon PD: Mjafton vetdeklarimi që drejtuesit e këtij institucioni të shkarkohen

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë Aktualitet

E RËNDË/ Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT