Ditën e sotme, prestigjozja “Daily Mail” ka publikuar një artikull ku shkruan për kushtet skandaloze të kopshtit zoologjik në Fier, dhe gjendjen po tronditëse të kafshëve që qendrojnë aty.
Kjo nuk është hera e parë e me siguri nuk do jetë as e fundit, që prestigjozja britanike zgjedh Shqipërinë për të përshkruar qoftë ai fenomen, analizë apo edhe reportazh. Kryesojnë lajmet për “pasanikët e rinj” shqiptarë, të cilat “Daily Mail” duket se e ka shpesh në vëmëndje.
Më poshtë, AlpeNews.al ju njeh me disa nga artikujt më interesantë:
“Daily Mail”: Tirana mes 10 qyteteve që duhen vizituar për një “arratisje fundjave”
“Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe xhiros me tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”, shkruan Daily Mail, më 9 shtator 2018.
“Daily Mail”: Si e shijojnë jetën “Fëmijët e PASUR të Shqipërisë”
“Shumica e njerëzve fillojnë të kursejnë para gjatë muajit janar pasi kanë harxhuar për ditën e ndërrimit të viteve, por ky nuk është rasti i të rinjve të pasur të Shqipërisë,” shkruan Daily Mail.
Mjafton t’i hidhni një sy llogarisë “Rich Kids of Albania” në Instagram për t’ju bërë të mërziteni për ditën që po kaloni.
“Daily Mail” ngatërron aziatikun me të pasurin shqiptar
Ndërsa “Daily Mail” e cilësoi si “të pasurin shqiptar”, i riu i quajtur Jin Gates vendosi të reagonte. Ai quhet Jin Gates dhe jo vetëm që është një miliarder nga Azia, por është edhe këngëtar i muzikës “hip-hop”. “Kjo foto qarkulloi kudo dhe shkruhej se unë jam një “fëmijë i pasur shqiptar”. Jam nga Azia dhe s’kam asgjë kundër shqiptarëve, thjesht shkruajini gjërat siç duhet”, sqaroi Jin.
“Daily Mail”: Si po i nxjerrin shqiptarët nga loja bandat angleze
Kriminelët e këtij shteti të vogël ballkanik janë kaq të dhunshëm dhe të pamëshirshëm sa kanë uzurpuar bandat tradicionale të drogës në pjesën më të madhe të Anglisë dhe po dërgojnë tani shuma të mëdha parash në shtëpitë e tyre të fshehura brenda makinave, shkruan Daily Mail.
“Daily Mail”: Fshati ku çdo familje ka 1 anëtar në Britani
Foto me mbishkrimin “Rruges për në Londër”, u postua në një faqe Facebook kushtuar ndihmesës së të rinjve të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga një zonë e Shqipërisë që quhet Krume – ku pothuajse çdo familje thuhet se ka së paku një anëtar tashmë në Britani, shkruan Daily Mail.
“Daily Mail”: Shqipëria, surpriza më e bukur e Euro 2016
“Shqipëria, e vogla ku adhurojnë Norman Wisdom është finalistja e papritur e Evropianit në Francë”, ishte titulli i përdorur nga tabloidi i njohur britanik.
Arritja lidhet me mësimet e marra nga futbolli italian, ku prej vitesh por edhe gjatë këtij sezoni në Serinë A aktivizohen lojtarë shqiptarë, ndërsa trajneri Gianni De Biasi vlerësohet si një takticien i shkëlqyer.
Përgatiti: AlpeNews.al








