• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË MAT/ Vrau TRE persona, HESHT në sallën e gjyqit autori: Nuk jam në gjendje… (VIDEO)
Home
Breaking News

MASAKRA NË MAT/ Vrau TRE persona, HESHT në sallën e gjyqit autori: Nuk jam në gjendje… (VIDEO)

15 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

E ka mbajtur kokën ulur pothuajse gjatë gjithë seancës gjyqësore 51-vjeçari Kujtim Koxha, që akuzohet se vrau 3 persona dhe plagosi një tjetër mesditën e 11 Tetorit në fshatin Shëlli të Matit.

Paraditen e së hënës ai doli para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Në sallë nuk kishte asnjë nga familjarët e tij. Edhe avokati mbrojtës për të cilin tha se e kishte caktuar familja nuk kishte udhëtuar nga Tirana.

Pas kësaj iu caktua një avokat kryesisht. Prokurori Abaz Muça sqaroi rrethanat e krimit dhe se si një konflikt banal për shtrimin e rrugës përfundoi në një masakër. Akuza kërkoi lënien në qeli deri në përfundim të hetimeve. Vetë 51-vjeçari nuk bëri komente duke u përgjigjur shkurt se nuk ishte në gjendje të fliste. “Nuk jam në gjendje të flas”.

Avokati i tij mbrojtës kërkoi kryerjen e hetimeve të thella ndërsa vendimin për masën e sigurisë e la në dorë të gjykatës. Edhe 51-vjeçari nuk pati asnjë pretendim duke thënë vetëm fjalët: “Si të jetë ligji”.

Për pak minuta gjyqtari i çështjes vendosi la lërë në burg babain e 3 fëmijëve të akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Të enjten e kaluar ai hapi zjarr ndaj punëtorëve të bashkisë që po drekonin në një nga lokalet e zonës duke lënë të vrarë në vend Mentor Hoxhën, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUSI PAZAR NË PORTUGALI/ Pasuesi i Alex Sandro kushton 35 milion euro
Previous article MAYWEATHER I PËRGJIGJET KHABIB/ Në xhungël ka vend vetëm për një mbret

F.autor

Postime të ngjashme

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët Aktualitet

E RËNDË/ Dy persona dhunojnë drejtorin e Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku u godit me sende të forta! Kush janë autorët

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT