Lajmi më i bujshëm i ditëve të fundit ishte mbyllja e lloteve në datën 31 dhjetor të këtij viti. Kjo gjë është lajmëruar nga kryeministri Rama, e ndërsa këmbëngulja nga ana e tij se kjo gjë do të zbatohet plotësisht vazhdon.
Postimi i fundit rreth kësaj çështje, ishte dje në “Twitter” ku i paralajmëroi këto pika se bastet këtë herë nuk kanë shpëtim.
Por ajo çfarë tërhoqi të gjithë vëmendjen ishte një figurë “emoji” (gishti i mesit i dorës i ngritur), që kryeministri e ka postuar si “shoqëruese” të shkrimit, duke treguar dhe një herë tjetër “sportivitetin” e tij që e karakterizon.
Postimi:
Dhe kaq ka mjaftuar që rrjetet sociale të “shpërthejnë” në shaka dhe postime, duke mbajtur si “simbol” pikërisht këtë “emojin”.










