Martesat e hershme në Malësi të Madhe duket se janë reduktuar vitet e fundit , për arsye se prindërit dhe vajzat janë ndërgjegjësuar.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka bërë të ditur se martesat e hershme nuk shihen më si një zgjidhje të problemeve ekonomike.
Po sipas ASHMDF-së, të rinjtë e këtij komuniteti i paragjykojnë tashmë ato që martohen në moshë të hershme.
Kjo agjenci bën të ditur se nga diskutimet me banorët e zonës, martesat e hershme kanë qenë prezente edhe në sajë të faktorëve si: mungesa e shkollave të mesme, kultura e presioni i komunitetit.


