Kapet mat ne Itali nje shqiptar, teksa ne makinen me te cilen udhetonte kishte fshehur 4 kg heroine. Mediat italiane shkruajne se ne pranga u vu shqiptari Edson Fejzo, 32 vjeç.
Ai u kap nga oficerët ne Taranto, por ne momentin qe policia i dha shenje te ndalonte, duke e ditur se cfare rrezikonte, shtoi shpejtesine.
Shqiptari ishte ne timon e nje makine Opel Meriva, dhe u përpoq t’i shpëtonte kontrollit, duke sulmuar makinën e policisë, e me pas duke e lene makinen dhe duke ia mbathur ne kembe.
Por nuk iku larg, pasi policia e bllokoi ne kohe. Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Pas hedhjes ne treg, droga do të kishte vlere rreth 100 mijë euro.


