Fshatrat në Fushë-Bulqizë nuk e njohin asfaltin.
Rruga nëpër të cilën kalojnë banorët e fshatrave “Kodra e Danit”, “Lepurakë” dhe “Dushe”, ka vetëm zhavorr.
Kësisoj, përshkimi i kësaj rruge është mjaft i mundimshëm për ta.
Ata organizuan këtë të hënë protestën e radhës, duke bllokuar hyrjen e rrugës.
Banorët kërcënojnë se nëse nuk do të merren masa për këtë rrugë, do të bllokojnë rrugën nacionale.


