• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR KRIMIN/ Rama: Shpifje, luftë e dëshpëruar për pushtet
Home
Politikë

AKUZAT PËR KRIMIN/ Rama: Shpifje, luftë e dëshpëruar për pushtet

15 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Në takimin me drejtuesit e policive vendore, kryeministri Rama u shpreh se akuzat dhe balta që po hidhet sipas tij ndaj uniformave blu nuk duket të pengojë punën e tyre. Duke folur me statistika, kryeministri shigjetoi opozitën ndërsa tha se janë në një luftë të dëshpëruar për pushtet, për pushtetin që u marrka me forcë kur nuk merret me votë.

“Shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme për të ngjitur në shkallë tjetër policinë. Statistikat janë në anën tonë. Flasin qartë ku ishte e ku është vendi por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt vetëm do përshkallëzohet më shume shpifje më shumë aktorë videosh dhe audiosh. Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u marrka me forcë kur nuk merret me votë. Kjo pjesë nuk është puna juaj, është puna ime dhe e qeverisë, e juaja është të kundërpërgjigjeni me shume më tepër rezultate se sa deri më sot. Nuk e di a ju ka qëlluar të shikoni disa statistika të punës së policisë ndër vite. Ka patur më shumë vrasje vitin e shkuar po është folur më pak se sa flitet sot. Dukej sikur edhe ata që sot i festojnë me breshëri akuzash e shpifjesh sikur e kishin lënë mënjanë se s kishte mish për dhëmbët e tyre. 40 vrasje këtë vit, 43 vjet po dyfish 84 në janar shtator të 2013. Dhe më keq akoma në 2012. Sot 40 vrasje dhe në 2012, më shumë se sa dysfishi, por ja që sot ka nisur një kujë e zezë, që rreket të ushqejë cdo ditë popullin me idenë se krimi po bën kërdinë.” U shpreh Rama.

“Roma, Athina e plot të tjera e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit.  Tirana ka një indekst më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Indeksi i sigurisë në Rajon është një krahasim i Shqipërisë me ku ishte e ku është dhe ka një sërë indeksesh me të gjitha vendet e Europës. Indeksi i krimit i krahasuar mes gjithë vendeve Europiane. Vendi ynë është qartësisht pak nën mesataren e vendeve të Europës. Britania apo Suedia, Italia, Franca Bullgaria e Belgjika kanë indeks kriminaliteti më të madh se Shqipëria.” – vijoi ndër të tjera kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIM PËR BOMBË/ Evakuohet Ambasada Iraniane në Ankara
Previous article "DO VINI DUART NË KOKË"/ Lori Hoxha shpenzon "një mal me para" vetëm për këtë veshje (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT