• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATASTORFA MJEDISORE/ 9 në pranga për FURRAT e gëlqeres në KRUJË (EMRAT)
Home
Breaking News

KATASTORFA MJEDISORE/ 9 në pranga për FURRAT e gëlqeres në KRUJË (EMRAT)

15 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Krujës zhvilloi dje një operacion për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve, pas ankesave të tyre të vazhdueshme në lidhje me ndotjen mjedisore që shkaktonin furrat e gëlqereve.

Pas verifikimit në terren, nëntë persona u vunë në pranga si shkaktarë të kësaj katastrofe mjedisore. Mësohet se ishin banorët e zonës, që denonconin rastet e njëpasnjëshme të ndotjes dhe Policia nisi hetimet duke arrestuar si shkaktarë shtetasit Lulian Agiçi 38 vjeç, Mirgen Sheta 37 vjeç, Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç (pronar i furrave të gëlqeres), Dalip Islamaj 49 vjeç, të gjithë me banim në Krujë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas informacioneve të siguruara nga strukturat policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve, të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit, pasi disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive, goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë”, bëri të ditur Policia.

Sipas njoftimit të dhënë në lidhje me operacionin e kryer, në sajë të operacionit kundër ndotjes së mjedisit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve, Policia e Krujës ka arrestuar 9 shtetas, të cilët në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

“Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient”, sqaroi Policia duke theksuar se, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip “Mercedez Benz” i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme, që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit Ilir Babasi. Prej vitesh, në Krastë të Krujës persona të ndryshëm, të cilët prodhojnë gëlqere nëpërmjet furrave, ndotin ajrin.

Me dhjetëra herë, Policia dhe Agjencitë e Mjedisit kanë sekuestruar mbyllur dhe vënë në pranga pronarët dhe punëtorët e tyre, por sërish ndotja e mjedisit në këtë zonë mbetet evidente. Ky fenomen vijon të jetë prezent përgjatë 28 viteve dhe me shumë gjasa do të vijojë edhe në vitet pasardhëse. Përpos kontrolleve dhe masave administrative, Policia dhe strukturat e tjera shtetërore nuk kanë mundur të eliminojnë ndotjen mjedisore që vjen si pasojë e furrave të gëlqeres.

Ndotja është e përhapur në zona dhe qytete të ndryshme të vendit. Nuk janë vetëm furrat e gëlqeres ato që ndotin mjedisin. Ndotja vjen edhe si pasojë e kanaleve të pusetave të hapura të ujërave të zeza apo edhe djegies së mjeteve në ambiente të hapura siç është edhe rasti i Durrësit. Qyteti bregdetar është ndër më të ndoturit në vend për shkak të djegies së mbeturinave apo edhe kanaleve të hapura të ujërave të zeza, që përshkojnë përmes qytetin turistik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BABALJA"/ Deputeti i PS: PD ka humbur rrugën në oborrin e vet, për t’u mëshiruar
Previous article SHKUP/ Parlamenti mblidhet sot për të diskutuar për marrëveshjen e emrit

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/  11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 11 vatra aktive, vijojnë operacionet në disa qarqe. Disa prej tyre zhvillohen në terrene të vështira

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania Aktualitet

ORGANIZOI VRASJEN E DEVI KASMIT/ Kush është i dënuari përjetë që u ekstradua nga Rumania

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh Aktualitet

ATENTATI I DËSHTUAR NË ELBASAN/ 52-vjeçari donte të hakmerrej për plagosjen e të vëllait pas 15 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT