Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu iu është bashkuar reagimeve për çështjen ‘Babalja’, ngjarje që ‘zien’ këto ditë. Në një status në ‘Facebook’ socialisti ka sulmuar PD-në, ndërsa thekson se kjo parti ka pësuar rrjedhje kolektive me videot që publikon.
Po ashtu ai ka komentuar edhe akuzat ndaj deputeti të PS-së Taulant Balla, që sipas PD pretendohet se ka udhëtuar jashtë me trafikantin Edmond Bego si dhe videot e Fredi Alizotit. Sipas Ndreut, PD ka humbur rrugën në oborrin e vet.


