Një godinë dy katëshe te Liqeni i Thatë në Tiranë, e cila është prishur nga IKMT në muajin shkurt të këtij viti, është kthyer në rrezik për fëmijët e zonës.
E tërë kjo situatë është krijuar pasi Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit nuk i ka larguar nga vendi mbetjet inerte.
Duke qenë edhe një ndërtesë e parrethuar, kjo bën që fëmijët që shkojnë për të luajtur aty të rrezikojnë të bien në liqen.
Banorët e zonës thonë se disa herë kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, por deri më tani asnjë përpjekje e tyre nuk është konstatuar.


