2700 aplikantë do t’i nënshtrohen sot konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.
Kjo është faza e parë e konkursit për 150 vende të lira pune.
Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, kërkoi dje gjatë një deklarate për mediat që të bëhet kujdes nga aplikantët.
Procesi që do të zhvillohet është procesi i parë, pasi janë tre testime që do të zhvillohen në total.
Provimi do të monitorohet nga persona të posaçëm, ndërsa është e ndaluar kategorikisht mbajtja e celularëve.
Sa i takon rezultateteve, aplikantët do të njihen me to në sallë.


