“Babalja” historia e cila e nxori zbuluar PD, kur akuzoi vëllain e ministrit Xhafaj se ishte i përfshirë në trafik droge.
Opozita publikoi një audiopërgjim të cilin ekspertiza angleze e analizoi dhe doli se ishte e e manipuluar dhe se zëri i vëllait të ministrit Xhafa bëhej nga kunati i “Babales”, Fredi Alizoti.
Ky i fundit u arrestua nga policia në dëshminë e dhënë në prokurori ai pohonte se lekët për realizimin e këtij audiopërgjimi do ia merrni deputeti Ervin Salianji, plot 200 mijë euro.
Salianji i prekur nga kjo akuzë reagoi duke e mohuar se nuk e kishte njohur Fredi Alizotin dhe duke e quajtur një shpifës që është paguar nga qeveria. Pas marrjes në pyetje nga prokurori Salianji reagoi për median duke thënë se “unë besoj tek zoti dhe jo tek Alizoti”.
Shumë deputetë të partisë demokratike janë distancuar nga kjo histori duke e pranuar në heshtje të vërtetën e këtij audiopërgjimi. Sot në një reagim për mediat deputeti i PD Enkeled Alibeaj deklaroi se Fredi Alizoti është sajesë e mazhorancës.
Ai e quante atë si aktorin e Edi Ramës dhe se para se të dëshmojë në prokurori ka takuar Taulant Ballën. Edhe kryetari Basha nuk ka ndonjë bazë të forte se ku të mbahet duke e quajtur thjeshtë se Fredi Alizoti është një vegël e Edi Ramës.
Pyetja që rrjedh natyrshëm pas kësaj historie është se përse Partia Demokratike po e lë Salianjin vetëm në çdo dalje publike apo deklaratë?
Ciladoqoftë arsyeja, opozita duhet të “ndajë mendjen” nëse Alizoti ishte “aktori” i tyre apo i qeverisë siç pretendojnë.
/AlpeNews.al


