Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paditur në gjykatë deputetin e PD, Ervin Salianji. Këtë Balla e ka treguar me anë të një postimi në “Facebook” ku tregon dhe padinë e kryer.
Postimi i plotë:
Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga aktorët e SHQUP-it, e që kazani politik e mediatik u jep zë pa asnjë verifikim edhe kur vërtetohen si të rreme, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.
TË ARDHURAT NGA ÇDO SHPIFJE PËR FONDIN E EDUKIMIT🖌📖



