Drejtoresha e Albcontrol, Belinda Balluku, ka reaguar këtë të diel ndaj akuzave të deputetit demokratik Ervin Salianji përkundrejt deputetit socialist Taulant Balla.
Ajo ka shkruar në rrjetin social “Twitter” se Albcontrol nuk disponon të dhënat e pasagjerëve e kësisoj, Salianji duhet të gjejë një tjetër burim për të vërtetuar deklaratën e tij për Ballën.
Reagimi i plotë:
#Albcontrol ofron navigimin ajror në RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjëherë e as nuk disponon të dhënat e pasagjerëve, sepse ky informacion nuk është në tagrin dhe interesin e operimeve që kryejmë. Deputeti Salianji të gjejë burim tjetër për vërtetësinë e deklaratës së tij.


