Trupat e 9 alpinistëve të vrarë nga era e fuqishme, u gjetën të dielën në malin Gurja të Nepalit.
Një helikopter ra në gjurmët e tyre në kampin e ekspeditës së ngjitjes.
Mësohet se trupat e tyre ishin shpërndarë deri në 500 metra.
“Të nëntë trupat janë gjetur dhe ekipi është në proces të sjelljes së tyre poshtë”, tha Siddartha Gurung, piloti helikopter që koordinoi misionin e rikthimit të trupave.
Ekspedita u drejtua nga një alpinist koreano-jugor me përvojë, Kim Chang-ho, i cili ka ngjitur 14 malet më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë.
Ekspertët e alpinizmit kanë shtruar pyetjen se si ekipi me përvojë ishte goditur aq keq, ndërsa ishte ende në kampin bazë në rreth 3,500 metra lartësi.
“Në këtë pikë ne nuk e kuptojmë se si ndodhi kjo. Ju zakonisht nuk i merrni ato erëra ekstreme në atë lartësi dhe kampet bazë zakonisht zgjidhen, sepse ato janë vende të sigurta”, u shpreh Dan Richards nga Global Rescue, një grup ndihme emergjence me bazë në SHBA.


