Melanie Trump ka hedhur poshtë spekulimet mbi situatën e rënduar të martesës së saj.
Ajo ka bërë të qartë se lidhjet jashtëmartesore të të shoqit as e shqetësojnë e as janë në fokusin e saj, sepse ka gjera më të mira për të bërë.
Në një intervistë për televizionin amerikan ABC, Zonja e Parë e Amerikës u shpreh se fjalët që qarkullojnë në media nuk janë aspak të këndshme.
E pyetur nëse e dashuronte bashkëshortin, ajo u përgjigj: “Po, jemi shumë mirë.”
Melanie u përpoq të tregonte se e do të shoqin dhe se mënyra sesi e pasqyron media lidhjen e tyre nuk është gjithmonë korrekte.
“Unë e di çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, u shpreh më tutje 48-vjeçarja.
Vetë presidenti amerikan Donald Trump i ka mohuar lidhjet jashtë martese. Por, ylli i filmave për të rritur Stormy Daniels dhe ish-modelja e Playboy-t Karen McDougal pretendojnë se kanë pasur marrëdhënie intime me të.


