Mbrëmja e katër tetorit do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për faktin se nje person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën por edhe sepse protagoniste ishte këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata.
I dashuri i saj u përfshi në konflikt dhe dyshohet se Elvana ka qënë molla e sherrit. Megjithatë, një ditë më vonë u mësua se këngëtarja ishte larguar nga Shqipëria.
Ervin Mata dhe Elvana Gjata
AlpeNews.al, menjëherë bëri me dije se Elvana ndodhej në Gjermani. Veç faktit që jeta e saj dhe e Ervin Matës ndahej midis Shqipërisë e Gjermanisë por edhe sepse motra e këngëtares, Migena Gjata jeton prej vitesh aty.
Mirëpo, teksa policia është vënë në kërkim të Elvanës, këto ditë e motra pritet të vijë në Shqipëri.
Ajo vendosur të rikthehet në Tiranë për një ngjarje të rëndësishme.
Migena është këngëtare e muzikës operistike dhe për këtë arsye do të jetë në kryeqytetin shqiptar ku do të zhvillojë një koncert në Pallatin e Kongreseve.
Veç saj, ende nuk dihet nese me të do të jetë edhe Elvana. Tek e fundit, po është në kërkim e nuk mundet ta shtyjë më dot “përballjen” me dëshminë e së vërtetës.
Përgatiti: AlpeNews.al



