• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ADRIATIK LLALLA NË TIRANË/ Kafe me ROVENA GASHIN dhe ALIBEAJN. I “kollarisur” dhe… (DETAJE)
Home
Aktualitet
Drejtësi

ADRIATIK LLALLA NË TIRANË/ Kafe me ROVENA GASHIN dhe ALIBEAJN. I “kollarisur” dhe… (DETAJE)

13 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla ka qënë në Tiranë dhe më saktë në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, përballë Liceut Artistik tek “Rruga e Elbasanit”.

I kollarisur sikur të ketë qënë në ndonjë takim të rëndësishëm zyrtar, Llalla ka dalë nga lokali përballë Liceut ku e priste makina e tij e ndezur.

Ish kryeprokurori ka qënë i shoqëruar nga ish ministri i Drejtësisë dhe ish deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili tre orë më vonë doli në konferencë shtypi për të shpjeguar  “Babalen”.

Vetëm një minutë pasi u largua Llalla bashkë me një mikun e tij me makinë, dhe Alibeaj në anën tjetër vetëm, nga i njëjti ambient ka dalë ish Drejtoresha e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe ish Drejtuesja e Dekriminalizimit, Rovena Gashi.

Nuk kemi asnjë informacion në lidhje me bisedën që kanë pasur mes tyre, por fakti është se ish kryeprokurori Adriatik Llalla ka një kallzim penal për katër akuza të rënda dhe është nën hetim.

Akuzat ndaj tij janë ato të refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë, interesave private të të zgjedhurve dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim; mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi; pastrimit të produkteve të veprës penale(pastrim parash) dhe shpërdorimit të detyrës.

Dhe menjëherë sapo u njoh me akuzat e rënda ndaj tij, Llalla lëvizi në drejtim të Gjermanisë, ku është sistemuar familjarisht, duke blerë banesë dhe regjistruar fëmijët në shkollë.

Pasi kërkoi me insistim por pa sukses nga ambasada gjermane në Tiranë zgjatjen më tej të lejes së qëndrimit në Gjermani, Adriatik Llalla qëndroi për një kohë të gjatë në këtë vend të BE, por duke tentuar të përcjellë tek organet ligjzbatuese dhe qytetarët alibinë, se po jeton në Turqi.

Duke qënë se asnjëherë nuk është paraqitur në Prokurori për të dëshmuar për akuzat e ngritura ndaj tij si person nën hetim, Llalla përmes prokurave në gjuhën turke ka arsyetuar jo vetëm mosparaqitjen e tij para organit të akuzës, por ka tentuar të ngrejë dhe alibinë se po jeton në Turqi.

Megjithatë ish Kryeprokurori, i cili është nën hetim për akuza të rënda, të cilit edhe i janë sekuestruar nga organet ligjzbatuese 1 miliardë lekë pasuri, e ndan jetën mes Tiranës dhe Gjermanisë.

Dje Lalla ka qënë në Tiranë, ndërkohë që Prokuroria shqiptare për akuzat që ka në ngarkim, asnjëherë nuk e ka thirrur, por ka vendosur një raport komunikimi përmes avokatit.

Mësohet që dhe në ditët në vijim ish kryeprokurori do të qëndrojë në Tiranë, por nga organi i akuzës dhe Arta Marku nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se do ta thërrasë Llallën për të dëshmuar, si person nën akuzë për pastrim parash dhe vepra të tjera të rënda penale.

Do të ishte e udhës që komunikimi përmes “telefonit të prishur” mes Prokurorisë dhe Llallës nën hetim të merrte fund, pasi do ishte një sinjal i qartë që, përballë ligjit janë të gjithë të barabartë.

Ish kryeprokurori ka një kallzim penal për fshehje e deklarim të rremë të pasurisë, mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi, pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash) dhe shpërdorim detyre. Llalla do jetë në Shqipëri në ditët në vijim, prokuroria e Arta Markut nuk ka asnjë sinjal se do ta thërrasë për të dëshmuar. Komunikimi përmes “telefonit të prishur” duhet të marrë fund, është sinjal se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

/Pamfleti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E diel 14 tetor: Rikthehen RESHJET dhe vranësirat. Orët në vijim kanë...
Previous article SHBA dhe Kina po kërcënojnë ekonominë globale

F.autor

Postime të ngjashme

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato Aktualitet

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun! Aktualitet

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun!

"I TËRHOQËN ZVARRË"/ Protestuesit thirrje për lirimin e të shoqëruarve: Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë Aktualitet

"I TËRHOQËN ZVARRË"/ Protestuesit thirrje për lirimin e të shoqëruarve: Do të rrimë këtu, edhe nëse shkelin mbi trupat tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT