Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë në vendin fqinj. Dy vite më parë, shqiptari ishte dëbuar nga Italia dhe nuk kishte të drejtë hyrjeje në këtë shtet. Gjatë kontrolleve rutinë, ai u ndalua nga karabineirët duke rezultuar si person i padëshirueshëm në tokën italiane.
Pas kontrolleve të imtësishme, 30-vjeçarit iu gjet edhe një sasi e vogël drogë e llojit marijuanë, e cila ishte e futur në disa qese, përcjell “lavocedibolzano.it”.


