Çuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Shumë herë kemi dëgjuar se adoleshentë ose të rritur bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të kryer vjedhje.
Por e veçanta në Shqipëri është se “skifteri” merr një njeri të besuar e kështu shtohen rastet babë e bir të cilët vjedhin së bashku. Duket se kjo metodë e re po rezulton pozitive por për disa ka rezultuar e kotë sepse janë arrestuar nga policia, siç ishte i mëngjesit të sotëm në Lezhë.
Alpenews.al ju sjell disa nga rastet ku bashkëpunimi në industrinë e “SKIFTERAVE” bab e bir ka dështuar:
Çfarë ndodhi sot:
Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin dhe E.M. 17 vjeç, babë e bir, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull Shëngjin në Lezhë, ku iu sekuestruan në cilësinë e proves materiale në flagrancë, edhe pajisjet shtëpiake që po tentonin të vidhnin.
Rastet:
2 maj 2016– Vjedhin me armë një banesë arrestohen në flagrancë nga policia babe e bir.Ismet Kumria, Artur Kumria.
21 shkurt 2017-Babë e bir janë vënë pranga për vjedhjen e një banese në fshatin Larushk në Fushë-Krujë, por gjatë aksionit për kapjen e tyre ka rezultuar se ata janë edhe trafikantë droge.
-D.S, 22 vjeç
-B.G., 23 vjeç
Babë e bir janë arrestuar në qytetin e Sarandës si posedues të lëndës narkotike prej 56 kilogram. Alfred Tusha, 55 vjeç dhe Klajdi Tusha, 23 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë.
/AlpeNews.al






