Drejtori i Zyrës së Punës në Delvinë, Skënder Qilimi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, ndërsa ende nuk dihen motivet.
Më herët kryeministri Rama gjatë një takimi me drejtuesit e zyrave të punës kishte kritikuar zyrën e Delvinës për mospërmbushje të objektivave për punësime të reja.
Delvina është një nga qytetet me papunësinë më të madhe.


