• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË MAT/ Çfarë tha në polici autori i vrasjes së trefishtë Kujtim Koxha
Home
Breaking News

MASAKRA ME TRE TË VDEKUR NË MAT/ Çfarë tha në polici autori i vrasjes së trefishtë Kujtim Koxha

13 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

“Më tallën kur u kërkova numrin e telefonit të kryetarit të bashkisë, më fyen dhe goditën. U ndjeva shumë keq dhe prandaj i qëllova”. Kujtim Koxha, autori i masakrës në fshatin Shëlli të Matit, ka pranuar vrasjen e trefishtë para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Kujtim Koxha

Babai i katër fëmijëve, në gjendje të rëndë psikologjike, disa herë ka pyetur oficerët për gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe ka shprehur pendesë për veprimin. Ndërsa lidhur me shkakun që e çoi drejt këtij akti të rëndë, 54-vjeçari është shprehur se punonjësit e Bashkisë Mat e kanë tallur dhe goditur me shpullë në momentin që u ka kërkuar numrin e kryebashkiakut.

Gjatë momentit të shoqërimit në Komisariatin e Burrelit, Kujtim Koxha ka pyetur disa herë efektivët e Policisë, “a ka vdekur ndonjëri nga të plagosurit?” “U thashë punëtorëve të bashkisë se përse nuk e shtronin edhe rrugën e lagjes ‘Koxhaj’. Ka dy vjet që ia kam kërkuar këtë gjë kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit. I kam dërguar edhe kërkesë me shkrim, me firmat e banorëve të lagjes. Asnjëherë nuk kam marrë një përgjigje”, ka nisur rrëfimin e tij 54-vjeçari.

Kujtim Koxhaj ka shtuar se në debat e sipër i është thënë nga specialistët se ata kanë një projekt për zbatim. Autori pretendon se Bashkia Mat sistemonte vetëm rrugët e mbështetësve të PD-së, duke lënë pas dore ato të PS-së. Në vijim të deklarimeve të tij, ai ka rrëfyer dhe momentin e konfrontimit fizik.

“Kur u kërkoja numrin e kryetarit të bashkisë, Nezir Rizvanit, dhe kërkoja ndërhyrje në rrugën e lagjes, punonjësit talleshin, fyenin dhe më godisnin. U ndjeva shumë keq. Banorë të fshatit shihnin skenën dhe nuk mund të ndërhynin, pasi punëtorët e bashkisë ishin në numër më të madh sesa banorët e ndodhur aty. Ik o komunist, nuk do ta bëjmë rrugën. Nuk jam penduar pë ngjarje. Do ta çojmë vetëm aty ku duam ne. Pastaj më shanë dhe më goditën dy a tre përnjëherë. E humba fare. Nga ky moment, nuk mbaj mend çfarë kam bërë”, është shprehur autori. Ditën e ngjarjes u bë e ditur se mes Koxhës dhe mirëmbajtësve të rrugëve kishte pasur vetëm debat verbal. Drejtues të Policisë thanë se, “Edhe nga dëshmi të tjera kemi saktësuar se Koxha dhe disa nga specialistët e Bashkisë Mat janë konfliktuar jo vetëm me fjalë dhe se është goditur nga dy prej tyre”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ze MARIA dhe “kriza” e trajnerëve të huaj, SUPERIORJA shumë e rëndë për teknikët e jashtëm
Previous article SALIANJI NXJERR DOKUMENTET/ Balla, 18 herë me charter me trafikantin e rrezikshëm, ja destinacionet

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën Aktualitet

U EKSTRADUA NGA BRITANIA NJË DITË MË PARË/ GJKKO lë në burg Xhuljano Hoxhën

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT