Astrit Hani është i vetmi që u mbijetoi plumbave të masakres se 54-vjeçarit Kujtim Koxha ne Mat.
41-vjeçari ka marrë dy plumba dhe ka deklaruar se nuk është në gjendje të flasë për shkak të plagëve, por edhe gjendjes së tij emocionale, pavarësisht se oficerët e Policisë Gjyqësore në Mat kanë shkuar dy herë në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel.

“Ka parë tmerr me sy dhe nuk mund të flasë. Është në gjendje jo të mirë. Ejani në një moment tjetër”, janë shprehur të afërmit e 41-vjeçarit Hani.
Mesditën e djeshme ai është transportuar me një mjet privat dhe ka ngushëlluar familjen e Erzen Alisë, që humbi jetën dhe u rikthye në spital.


