Një 24-vjeçari ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ndihmuar tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt një shume monetare. Burime zyrtare pohuan se Almario Vojoviç, banues në Gjirokastër.
I riu akuzohet se në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez shtetasit me inicialet Z.K., 33 vjeç, S.Sh., 22 vjeç, D.I., 20 vjeç (të tre banues në Pakistan). Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.


