• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS MARRJES NË PYETJE NË PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA/ Salianji: Jam zyrtarisht nën hetim për “Babalen”
Home
Shqipëri

PAS MARRJES NË PYETJE NË PROKURORINË E KRIMEVE TË RËNDA/ Salianji: Jam zyrtarisht nën hetim për “Babalen”

12 October, 2018 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Përfundon dëshmia në Prokurori. Salianji tha se ishte thirrur para se të publikohej videoja. Ajo për çka u pyet ishte për montimin e videos së “Babales”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda thirri sot për të marrë në pyetje deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji lidhur me audio përgjimin në të cilën pretendohet se shfaqet vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në pazare droge.

Pas disa orësh qendrimi ne Prokurori, deputeti i PD-se Salianji pohoi per gazetares se ishte pyetur kryesisht për videon e dytë të publikuar, ku shihej Fredi Alizoti. Ai me ironi tha se detajet ndoshta mund ti ketë dhënë edhe prokuroria.

“Kryesisht për videon e publikuar. Aty se isha thirrur përpara se ta publikja videon. Pyetet ishin për publikimin e videos së tyre. Sapo të dalë nga dera, mund ti ketë nxjerr. Do viheni në dijeni të plotë për të gjithë rrethanat e kësaj çështje”, tha ai.

Prononcimi i plotë i Ervin Salianjit pas daljes nga prokuroria e Krimeve të Rënda

Cfarë dëshmuat sot në prokurori?
Kryesisht për videon e publikuar ishin pyetjet. Prokuroria i nxjerr sapo unë dal nga prokuroria ato që kam thënë. Prokurorët ishin të qartë dhe pa asnjë lloj dileme

Statusi juaj?
Në datë 9, para publikimit të videos, prokuroria më thirri si person në hetim, për shkak se Agron Xhafaj i burgosur më ka kallëzuar mua dhe gazetarin, ndërsa ai nuk ka ardhur asnjëherë në këto dyer.

Për videon e parë iu pyeti prokuroria, pasi flitet një takim juaj me Albert Veliun?
Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Arvi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt.

Ku është realizuar videoja e dytë?
Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Kur kam parë që prokuroria e ka pasur këtë person të besueshëm e kam bërë publike. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria, besoj shumë shpejt do ta keni

Ju i besoni Alizotit në versionin e parë apo të ty?
Unë besoj në Zot, te Alizoti beson Edi Rama

***
Salianji u paraqit pranë organit të akuzës në orën 09:30, dhe do të merret në pyetje si person në hetim, pasi akuzohet per ‘kallëzim të rremë’.

“Më datë 12.10.2018 i është bërë ftesë për paraqitje shtetasit Ervin Salianji për t’u pyetur si person, ndaj të cilit zhvillohen hetime për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në bashkëpunim”-thuhet nga organi i akuzës.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria caktoi masat e sigurimit “arrest me burg” për dëshmitarin Albert Veliu i njohur si ‘Babalja’, dhe Fredi Alizotin që thuhet se ka bërë zërin e Agron Xhafajt. Gjithashtu është caktuar masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për gazetarin Jetmir Olldashi për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë Veliu u arrestua dje në Kosovë.

Nuk dihet nëse organi i akuzës do kërkojë heqjen e imunitetit për deputetin Ervin Salianji, që i hap rrugë më pas caktimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ SUAREZ është kampion i PASIMIT, përfituesi më i madh rezulton MESSI
Previous article E VEÇANTË/ Trajneri e vuri në mbrojtje, ylli SHQIPTAR nuk e pyet dhe bën LIGJIN në fushë

k.autor

Postime të ngjashme

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut Aktualitet

TENDERI I UNAZËS DHE VILA NË PALASË/ SPAK zbardh skemën e dyshuar: Kompania fitoi kontratën, pronari investoi në pronën e Ballukut

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore Kulturë

TURIZMI KULTUROR KAP SHIFRA REKORD/ Rama: Mbi 1 milion vizitorë vizituan sitet tona gjatë periudhës janar-gusht, një nga shtyllat kryesore

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA KANADAJA DREJT SHQIPËRISË/ Sekuestrohen 107.7 kg kanabis me vlerë 1.2 milionë euro, në kërkim 2 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT