• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VETTINGU” I POLITIKANËVE/ Alibeaj debaton me Ruçin dhe braktis seancën: Fasadë
Home
Shqipëri

“VETTINGU” I POLITIKANËVE/ Alibeaj debaton me Ruçin dhe braktis seancën: Fasadë

12 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Paraditen e sotme është mbledhur Këshilli i Legjislacionit në një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të diskutuar mbi propozimin e PD dhe LSI për vettingun në politikë. Por deputeti i PD, Alibeaj, i cili ishte i vetëm nga opozita u shpreh se kjo është një seancë hipokrizie, pasi shumica  nuk e do vettingun.

‘Po bëjnë teatër për të blerë kohë. Sot po luajnë teatrin hipokrit të radhës’. Pas debatit me Ruçin dhe akuzave për ngjarjet e fundit politike, ai u largua nga mbledhja e komisionit, ndërsa diskutimi vijoi vetëm me përfaqësuesit e shumicës me shoqërinë civile.

Debati mes Alibeajt dhe Ruçit

Gramoz Ruçi: Avash! Avash ti! Këtu e drejtoj unë mbledhjen. Nuk të kam thirrur ty, por shoqërinë civile, të lutëm nëse ata do të kenë pyetje, je i lirë. Ka mundësi të më dëgjosh mua. Do i lëmë të shprehen vetë ata apo jo?
Enkelejd Alibeaj: Shoqëria Civile të mos lejohet që të përdoret si fasadë
Gramoz Ruçi: Të lutem, të lutem
Enkelejd Alibeaj: Ligjin sot e bëjnë bandat në Bllok dhe në Shkodër
Gramoz Ruçi: Faleminderit! Faleminderit! Kjo mbledhje është vetëm për ju, përfaqësuesit e Shoqërisë Civile.
Enkelejd Alibeaj: Ata që nuk erdhën sot e dinin se është farsë, u ftuan 20 erdhën vetëm 5. (Largohet nga mbledhja)
Gramoz Ruçi: Nuk vend që të dëgjonim ju, dëgjojmë përfaqësuesin e opozitës. Duhet të ishte relatori i opozitës këtu. Tani drejtimin ia lë koleges për shkak të axhendës.

Opozita dorëzoi në datë 7 shtator në Kuvend projektligjin për vettingun në politikë, por që nuk përfshin familjarët, ndërsa shumica e ka dërguar për konsultim në Komisionin e Venecias.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Juventusi siguron SUPER mesfushorin e Arsenalit, do fitojë "një MAL ME PARA"
Previous article PASARDHËS NGA E NJËJTA GJINI/ "Shemben" rregullat e riprodhimit

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT