• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET PRESIDENTI GREK/ Pavlopulos: Maqedonia në BE dhe NATO pas zbatimit të marrëveshjes
Home
Rajon

FLET PRESIDENTI GREK/ Pavlopulos: Maqedonia në BE dhe NATO pas zbatimit të marrëveshjes

12 October, 2018 k.autor Rajon

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarësohet në NATO apo të fillojë negociatat me BE-në. Pavlopulos tha se sapo Shkupi të përfundojë këtë proces, Marrëveshja e Prespës do të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Athinës.

“Zgjidhja e çështjes së emrit të bëhet në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Që të ndodhë kjo, siç kemi thënë qartë dhe është pranuar nga BE dhe NATO, duhet që vendi fqinj t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin juridik, para së gjithash në Kushtetutë. Vetëm kur të përfundojë i gjithë procesi dhe sapo të vërtetohet se ndryshimet kushtetuese i përmbajnë të gjitha garancitë, atëherë mund të ekzistojë ftesë për anëtarësim në NATO apo fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Poashtu, vetëm atëherë mund të finalizohet përmbajtja e Marrëveshjes mes Greqisë dhe IRJM-së dhe të vijë për ratifikim në Kuvendin grek” – tha Prokopis Pavlopulos, President i Greqisë.

Presidenti gjerman, Frank Valter Shtajnmajer i cili ndodhet në Athinë, pas takimit me Pavlopulosin dhe kryeministrin, Aleksis Cipras, Shtajnmajer tha se marrëveshja është e guximshme, por shprehu keqardhje që rezultati i referendumit nuk dha zgjidhje përfundimtare.

“Erdha këtu ta shpreh respektin tim për përpjekjet e guximshme që investuat që të ekzistojë marrëveshje me IRJM-në, me vendin fqinj dhe shumë më vjen keq që rezultati i referendumit nuk dha zgjidhje përfundimtare. Shumica e atyre që votuan gjithsesi se ishte për këtë marrëveshje, e mbështeti, por kjo shumicë nuk ishte e mjaftueshme. Shpresoj që përpjekjet e investuara të mos shkojnë kot.” – u shpreh Frank Valter Shtajnmajer, President i Gjermanisë

Ndërkohë Kryeministri grek, Cipras theksoi rëndësinë e madhe të Marrëveshjes së Prespës, duke u distancuar kështu nga propozimi i partnerit të koalicionit, Panos Kamenos për një marrëveshje të re rajonale.

“Besoj se kjo marrëveshje është model i mirëkuptimit mes dy popujve që duan të jetojnë në paqe, pa nënvlerësuar historinë dhe identitetin e njëra-tjetrës. Është një hap i guximshëm që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit, por edhe më gjerë.” – theksoi Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë

Lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, Kemenos i cili qysh në fillim ishte kundër Marrëveshjes së Prespës, dje në Uashington në takim me nënsekretarin për Çështje evropiane, Ves Miçel kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshje me vendet fqinje, që do të shërbente si barrierë ndaj ndikimit rus. Kamenos tha se kjo do ta garantonte edhe stabilitetin e Maqedonisë, duke e shtyrë për të ardhmen zgjidhjen e çështjes mes Athinës dhe Shkupit, raporton Alsat M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË LEZHË/ Shoferi pa patentë dhe TAP përplas dy persona, njëri NDËRRON jetë
Previous article PRESIDENTI NUK NJEH FALJE/ Putin "plas" në burg dy futbollistët e Rusisë

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT