• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vizita e Papa Françeskut në K.Veriore, ëndërr e realizueshme
Home
Nderkombetare

Vizita e Papa Françeskut në K.Veriore, ëndërr e realizueshme

11 October, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Një udhëtim i Papa Françeskut në Korenë Veriore është “ëndërr që mund të realizohet” dhe do të ishte një hap gjigant në rrugën drejt paqes në Gadishullin Korean, ka thënë peshkopi jugkorean, Lazarus You Heung-sik.

Heung-sik ka folur para zhvillimit të takimit në javën e ardhshme në Vatikan në mes të Papa Françeskut dhe presidentit jugkorean, Moon Jae-in, i cili do të ketë me vete ftesën e liderit verikorean, Kim Jong Un drejtuar Papës, për të vizituar Phenjanin.

“Nëse Papa shkon atje, do të ishte hap i madh, hap kualitativ për Gadishullin Korean dhe paqen në këtë vend”, ka thënë peshkopi, i cili ka qenë pjesëmarrës në një takim në Romë, së bashku me peshkopë tjerë në botë.

“Koreja Veriore mund t’i bashkohet komunitetit botëror si shtet normal. E di sa shumë ka bërë thirrje Papa për paqe në Gadishullin Korean në shumë organizime”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kim fton Papa Françeskun në Phenjan

Zyra Presidenciale e Koresë Jugore ka thënë se lideri verikorean i ka shprehur presidentit jugkorean dëshirën që Papa të vizitojë Phenjanin, në samitin që kanë zhvilluar dy liderët muajin e kaluar.

Asnjë Papë nuk ka vizituar ndonjëherë Korenë Veriore, ndonëse Papa Gjon Pali II është ftuar një herë.

Në vitin 2000, babai i liderit verikorean, Kim Jong-il ka ftuar Papa Gjon Palin II të vizitojë Korenë Jugore, duke thënë se do të ishte “mrekulli” nëse ai do të vizitonte këtë shtet.

Papa Françesku pritet të vizitojë Japoninë vitin e ardhshëm./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI/ E premte 12 tetor: Lajm i mirë për FUNDJAVËN! Temperaturat do të... (FOTO)
Previous article Dështon edhe një përpjekje për platformën e dialogut me Serbinë

F.autor

Postime të ngjashme

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht! Botë

KËRCËNON liderja e AfD: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT