• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Dështon edhe një përpjekje për platformën e dialogut me Serbinë
Home
Rajon

Dështon edhe një përpjekje për platformën e dialogut me Serbinë

11 October, 2018 F.autor Rajon

ë mungesë të partive më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të enjten ka dështuar një tjetër takim i partive politike parlamentare, të cilin e kishte thirrur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të arritur unitet rreth platformës për dialogun me Serbinë.

Pavarësisht mungesës së partive më të mëdha opozitare, pjesë e takimit kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Socialdemokrate dhe Alternativës.

Kryeparlamentari Veseli ka theksuar se rezoluta për dialogun, e cila është propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës, është e hapur për të përfshirë gjithçka që mund të përforcojë qëndrimin e Kosovës në ballafaqimin me Serbinë, në kuadër të dialogut.

Ai edhe një herë ka ftuar LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të marrin pjesë në krijimin e një qëndrimi unik të vendit për qasje në dialog.

“Nuk mund të jetë Kosova, proceset e saj historike – do të thotë, ballafaqimi me Serbinë – fushëbetejë për luftën për pushtet. Më i rëndësishëm territori, sovraniteti, më e rëndësishme është e ardhmja jonë euroatlantike, se sa çdo kolltuk i pushtetit, të cilin mund ta kemi sot apo hipotetikisht, në të nesërmen. Është gabim historik në qoftë se i japim mundësi që me ndarjen tonë, me mosarritjen e konsensusit tonë, t’i japim hapësirë Serbisë që ta tregojë veten të moderuar dhe t’i japim mundësi Vuçiqit që të flasë në emrin tonë”, ka thënë Veseli.

Megjithatë, takimin me përfaqësuesit që ishin të pranishëm sot, Veseli e ka vlerësuar konstruktiv dhe parimor.

Ai ka theksuar se sërish do t’iu bëjë ftesa partive politike për takime, qoftë të ndara, qoftë të përbashkëta, për të arritur konsensusin./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vizita e Papa Françeskut në K.Veriore, ëndërr e realizueshme
Previous article Bayern dhe Man City kërkojnë “varfanjakun” e Romës, italianët përgatisin kontratën e re

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË/ Reagon Kurti: Nesër do të jemi në Kuvend, do të vazhdojmë bisedimet për zgjedhjen e Presidentit

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT