Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Mat, ku kryeplaku i fshatit Kujtim Koxha ka qëlluar për vdekje tre persona dhe ka plagosur një tjetër që po lufton ende me jetën.
Shkak për ngjarjen ka qenë ndërtimi i rrugës e cila prekte pronën e Koxhës. Ai ka kërkuar ndërprerjen e punimeve deri në dëmshpërblimin financiar për pjesën e tokës që i prekej nga zgjerimi i rrugës që lidh Njësinë Administrative Lis me qytetin e Burrelit.
Raste të tilla, ky kryeplaku i fshatit apo një “ish” janë protagonistë nuk janë të pakta. Kujtojmë se vetëm para dy ditësh, ish kryeplakut në një fshat të Lushnjes iu bë atentat tek dera e shtëpisë. Siç edhe mund të kuptohet, konfliktet duket se vijnë nga problemet me pronat.
Masakra që ndodhi sot:
Tre të vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në Njësinë Administrative Lis të rrethit të Matit. Viktima janë tre punonjës të bashkisë Mat, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi. Fillimisht i vdekur në vendin e ngjarjes u deklarua vetëm Mentor Hoxha, ndërsa Aliaj dhe Buçi humbën jetën rreth dy orë pas ngjarjes.
Erzen Aliaj humbi jetën gjatë transportimit me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa Hamit Buçi në Spitalin e Traumës. I plagosur nga kjo masakër ka mbetur, Astrit Hani, edhe ai punonjës i Bashkisë së Matit, me ndërmarrjen e rrugëve.
Rastet:
Vritet tek dera e shtëpisë ish kryeplaku i fshatit në Lushnje:
Qemal Halla, 48-vjeç është qëlluar me armë zjarri brenda në automjetin e tij rreth 100 m larg shtëpisë dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.
Halla ka qenë duke udhëtuar me makinë në momentin kur është qëlluar për vdekje.
Familjarët e viktimës
Kryeplaku vret 52 vjeçarin për pulën
Grindja për humbjen e disa pulave ka shkaktuar vrasjen e një 52-vjeçari në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërdicë e Madhe ndërsa viktima është Lazër Paloka.
Viktima është vrarë nga kryeplaku i fshatit, Hil Gjoni, që është arrestuar pak minuta pas krimit.
Viktima dhe Gjoni janë grindur për humbjen e disa pulave. Kjo ka sjellë më pas përdorimin e armëve dhe për pasojë vrasjen e Palokës.
Ish kryeplaku vritet nga bashkëfshatari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Skrapar, ku Fatmir Cenaj qëlloi me armë ndaj bashkëfshatarit të tij, ish kryeplak për çështje pronësie.
Jonuz Banaj kishte marrë plagë të rënda dhe u u dërgua në spitalin “Ushtarak” në Tiranë por nuk mbijetoi.
Përgatiti: AlpeNews.al





