Pëllumb Petritaj është një nga biznesmenët më të njohur në Vlorë dhe në të njëjtën kohë emër mjaft i lakuar në polici.
Të dyja këto për faktin se mbi të, rëndojnë një sërë akuzash, ku bien në sy ato të tjetërsimit të pronave dhe falsifikimit të dokumentave.
Në prill të këtij viti, ishte hera e fundit që emri i tij u përmend në media pasi për 54 vjeçarin u dha një masë sigurie.
Nga ajo kohë vetëm sot, është bërë ndalimi i biznesmenit pasi dyshohet se ai ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.
Çfarë ndodhi në Prill:
Pellumb Petritaj, njihet në qytetin e Vlorës si një nga njerëzit që nëpërmjet dokumentave të falsifikuara ka arritur të tjetërsojë shumë sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlore dhe Himare.
Pëllumb Petritaj konsiderohet dhe dyshohet nga prokuroria e Vlorës si një nga njerëzit kryesorë dhe nismëtari e financuesi, i disa skemave abuzive që synonin tjetërsimit e tokave shtetërore në bregdetin turistik të Vlorës. Gjithashtu gjykata e Vlorës së bashku me Pëllumb Petritaj ka gjetur fajtorë dhe ka dënuar me nga dy vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” tre persona të tjërë, ish-zyrtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë.
Petritaj është munduar në rrethana të ndryshme ti shpëtoj rrjetës së drejtësisë por abuzimet, falsifikimet, gjithashtu dhe sipërfaqet e tokave mbi të cilat kishte vënë dorë biznesmeni ishin në masë, kështu që nuk mundi të shpëtonte dot.
Gjykata për dhënien e këtij vendimi është bazuar në paligjshmërinë e dokumentave dhe për pasojë ka vendosur konfiskimin dhe kalimin e kësaj sipërfaqe tokësore në vafor të shtetit.
Përgatiti: AlpeNews.al



