Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot gjatë një vizite të presidentit kilian, Sebastian Pinera se ajo kërkon të intesifikojë bashkëpunimin mes dy vendeve në zonat me burime natyrore dhe energji të rinovueshme.
“Kili ka depozita shumë të mëdha me lëndë të para në sektorët e silikonit dhe bakrit”, tha Merkel gjatë një konference të përbashkët në Berlin.
Merkel shprehu gjithashtu mbështetje për një marrëveshje tregtare që Bashkimi Europian është duke negociuar me Kilin.
Gjermania është partneri tregtar më i madh i Kilit në BE.


