• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I BIRI U VRA PARA PESË VITESH/ Babai i biznesmenit: Kërkoj drejtësi nga shteti. Ai… (VIDEO)
Home
Sociale

I BIRI U VRA PARA PESË VITESH/ Babai i biznesmenit: Kërkoj drejtësi nga shteti. Ai… (VIDEO)

10 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në qytetin e Durrësit, një seri vrasjesh të ndodhura ndër vite janë ende të pazbuluara. Më 2 shtator të vitit 2013 është vrarë me armë zjarri, në lagjen 13 të Durrësit, biznesmeni i ndërtimit Plarent Cani. Kjo ngjarje ka mbetur ende e pazbardhur nga autoritet.

I ati i bisnesmenit, flet i shqetësuar për këtë, duke thënë se kërkon me këmbëngulje që të gjenden vrasësit e të birit. Ai akuzon instancat shtetërore për këtë mospërgjegjësi që tregojnë dhe insiston që vrasësit të vihen në bankën e të akuzuarve.

I moshuari Bajram Cani, iu është drejtuar të gjithë instancave shtetërore për të gjetur autorët e vrajes së të birit, i cili njihej si një prej ndërtuesve më të mëdhenj në Durrës, por deri tani ekzekutimi ka mbetur pa autor.

Me katër plumba 2 në kokë, e dy në zemër, u vra biznesmeni i ndërtimit Plarent Cani, baba i tre fëmijëve të mitur gjatë një atentati të mirëorganizuar të tipit mafioz. Ngjarja ndodhi në 2 shtator  të vitit 2013 rreth orës 08:30 të mëngjesit, në rrugën dytësore të plazhin të Durrësit tek stacioni hekurudhor i plazhit, pak metra larg prej themeleve të një pallati që po ngrihej nga biznesmeni i mbërritur në Durrës kohët e fundit, nga emigrimi disa vjeçar në Itali.

Policia e qytetit bregdetar bëri me dije se 2 persona të maskuar që lëviznin me motorr e kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë biznesmenin në zonën e plazhit në Durrës, pranë sektorit “Teuta” dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i krimit. Një motorr në të cilin gjendeshin dy persona ndaloi para këmbëve të tyre, dhe njëri prej tyre shtiu disa herë duke e lënë të mbuluar në gjak.

Dëshmimtari, pronari i lokalit.

Neki Qypi pronari i lokalit ku ndodhi vrasja në një intervistë për mediat aso kohe tregoi me detaje çfarë kishte parë.

Neki çfarë po bën?

Po lajmë të gjithë verandën e lokalit, se këtu u mbytëm nga gjaku. Ishte bërë si mos më keq. Vranë një person dhe për dy orë e ca, nuk lëvizëm asgjë nga vendi.Policia na tha që të mos prishnim provat.

Çfarë ndodhi?

Pronari i pallatit që po ndërtohej ishte ulur këtu (tregon me dorë tavolinën). Ishte me shoferin e tij e kishin pirë kafen e mëngjesit. Kishin qenë së bashku me ta duke pirë kafe edhe ustallarët që po bëjnë pallatin. Flisinin për punën për ndërtimin. Më pas punëtorët u larguan dhe ai mbeti vetëm me shoferin.

A i patë autorët?

Ishte një motorr i madh dëgjova zhurmën kur u nis me shpejtësi. Të dy ishin me kaska mbrojtëse në kokë. Nuk mund ti dalloje. Ata besoj që kanë pritur sa të largoheshin punëtorët, ustallarët që të kryenin këtë krim. Ndaluan motorrin afër trotuarit, njëri zbriti, dhe u drejtua nga tavolina e cepit ku ishte biznesmeni i ndërtimit me shoferin. E ka qëlluar disa herë. Më pas u larguan me shpejtësi.

I patë nga u larguan?

Jo se për momentin u frikësuam të gjithë. Me vrap mbërritën punëtorët e firmës së tij, dhe shoferi së bashku me ata e futën në makinë. E kishin bërë sallatë, në gjende shumë të rëndë. Më pas erdhi policia dhe e bllokoi qarkullimin. Sa mbaruan punë ata hapëm lokalin. Na thanë që nuk ka gjë me ju vazhdoni punën të qetë. Por u tmerruam nga e gjithë kjo që ndodhi.

Hetimet:

Nga ndërtimi i skenës së krimit, hetuesit janë të bindur se kemi të bëjmë me një atentat të tipit mafioz, dhe vrasja është bërë nga njerëz me pagesë.

Për hetuesit vrasësit mund të jenë me pagesë, lidhur nga ndërtimi i të gjthë skenës së krimit. Autorët e atentatit, e kanë ruajtur për disa ditë viktimën, kanë pritur me kujdesin më të madh, që në tavolinë të kishte sa më pak persona, për të mos shkaktuar viktima të tjera.

Precizioni i lartë i qitësit, i cili ka shtënë 5 herë, 2 herë në kokë e dy herë në zemër, tregon se autori ka qenë I stërvitur në përdorimin e armës. Pista kryesore e hetimet mësohet të jetë larje hesapesh, për shkak të së kaluarës së tij në shtetin Italian.

Në 2007, Cani rezulton të jetë kthyer në Shqipëri për të themeluar firmën e ndërtimit “CaniConstrucion” e regjistruar si biznes pranë Qendrës Kombëtare të bizneseve më 21 gusht të 2008-ës. Vitet e fundit në Durrës punonte në sektorin e ndërtimit. Kishte mbaruar një pallat rreth 12 kate pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës, ku edhe jetonte së bashku me familjen e tij.

Sipas mediave italiane, Plarent Cani rezultonte i skeduar si person me precendentë penalë në shtetin fqinj,dhe për këtë arsye në vitin 2006 është arrestuar së bashku me një grup shqiptarësh për trafik heroine në shtetin italian. Këtij grupi i janë kapur rreth 100 kg heroinë në Bari. /Durrës lajm/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI I MAQEDONISË/ Zaev: Ndryshimet kushtetuese nuk rrezikojnë identitetin
Previous article ÇFARË NUK SHKON/ Shqipëria U-19 kontrollon takimin, por humbet ndaj Ukrainës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe… Aktualitet

MBYLLET TAKIMI NË KORÇË/ Zbulohen 4 porositë që kryepolici Hita u la vartësve: Droga, siguria në shkolla, krimi kufitar dhe…

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre… Breaking News

“A NUK JU VJEN TURP?” Rama u përgjigjet Demokratëve Europianë: A keni gjë për të thënë për dhunën? Çamçakëz në gojët mediokre…

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie Aktualitet

“E GODITA VETËM NJË HERË”/ U la në arrest shtëpiak, zbardhet dëshmia e Jozefin Markut në Gjykatë: Ishte moment gjaknxehtësie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT