• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMRI I MAQEDONISË/ Zaev: Ndryshimet kushtetuese nuk rrezikojnë identitetin
Home
Rajon

EMRI I MAQEDONISË/ Zaev: Ndryshimet kushtetuese nuk rrezikojnë identitetin

10 October, 2018 k.autor Rajon

Komisioni për çështje kushtetuese në Kuvendin e Maqedonise filloi debatin për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Në komision u paraqitën të gjithë anëtarët përfshirë edhe ata të opozitës. Shumica mbivotoi opozitën e cila kundërshtoi rendin e ditës. Në ekspozenë e tij, kryeministri Zoran Zaev foli për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe nevojën e konsensusit brenda-parlamentar me qëllim realizmin e aspiratave të Maqedonisë, integrimet në NATO dhe BE.

“Bëj thirrje për unitet rreth interesave shtetërore dhe kombëtare. Të japim mbështetje të fuqishme për progresin e vendit dhe të sjellim vendim të fuqishëm. Bëhuni ata që do ta coni Maqedoninë përpara drejtë botës moderne për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”- theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Opozita kryesisht u fokusua në, siç e quajtën ata, dështimin e referendumit. Ish kreu i Kuvendit, Trajko Veljanovski potencoi se Qeveria mund të bëj çfarë të dojë, por duhet ta di se nuk i ka votat e mjaftueshme për ndryshime kushtetuese. Deputetët e tjerë nga opozita u bënë thirrje kolegëve nga shumica që të mos i votojnë ndryshimet kushtetuese.

|Vendosët që vetë ta udhëhiqni procesin të cilin populli ua vulosi me mossuksesin në referendum. Nëse vlerësoni, vazhdoni edhe tutje në këtë mënyrë, në atmosferë të mirë por ta dini se nuk i keni 2/3 e votave për ndryshimin e kushtetutës”- tha Trajko Veljanovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Miratimi i nevojës për inicimin e ndryshimeve kushtetuese në Komisionin për çështje kushtetuese mund të zgjasë deri në 10 ditë. 13 deputetë janë paraqitur për fjalë, ndërsa shumica pret që në mos sot, deri të premten të përmbyllet debati dhe të votohet nevoja e ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër, kryeministri Zoran Zaev dhe deputetët e LSDM-së janë duke vazhduar negociatat me deputetët e opozitës me qëllim sigurimin e 80 votave për miratimin e ndryshimeve. Por opozita këmbëngul se grupi parlamentar është njëzëshëm kundër ndryshimeve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rita Ora dhe Bebe Rexha e mërzisin/ Dua Lipa ikën nga festa (FOTO)
Previous article I BIRI U VRA PARA PESË VITESH/ Babai i biznesmenit: Kërkoj drejtësi nga shteti. Ai... (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT