• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“XHISIELA”/ Reagojnë deputetet e PS: Të indinjuar për talljet dhe fyerjet e Bashës
Home
Politikë

“XHISIELA”/ Reagojnë deputetet e PS: Të indinjuar për talljet dhe fyerjet e Bashës

10 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste kanë shprehur indinjatën për fyerjet në drejtim të Xhisiela Malokut nga opozita e vendit. “Pasi ngriti paturpësisht mbi vajzën një seri episodesh telenovele groteske me polic hero dhe kërcënim mafioz, me lum akuzash publike për drejtuesit e Partisë Socialiste, me lotë krokodili nëpër banaqe televizive, protestash të stisura për mbrojtjen e vajzës duke e dhunuar publikisht, sot që inskenimi kriminal po zbërthehet nga Prokuroria në të gjithë përmasën e saj të shëmtuar, Lulzim Basha del dhe sulmon pikërisht vajzën si të përdorur nga pushteti për të pështyrë opozitën”.

Deklarata e plotë.

Ne Grupi i Grave Deputete të Partisë Socialiste shprehim indinjatën tonë të thellë për fyerjen dhe talljen që Kryetari i Opozitës i bën opinionit publik për rastin e Xhisiela Malokut.

Pasi ngriti paturpësisht mbi vajzën një seri episodesh telenovele groteske me polic hero dhe kërcënim mafioz, me lum akuzash publike për drejtuesit e Partisë Socialiste, me lotë krokodili nëpër banaqe televizive, protestash të stisura për mbrojtjen e vajzës duke e dhunuar publikisht, sot që inskenimi kriminal po zbërthehet nga Prokuroria në të gjithë përmasën e saj të shëmtuar, Lulzim Basha del dhe sulmon pikërisht vajzën si të përdorur nga pushteti për të pështyrë opozitën.

I bëjmë thirrje grave deputete të Partisë Demokratike të distancohen nga kjo politikë primitive që deri edhe një vajzë që meriton vetëm solidaritet, kërkon ta përdorë si mish për top në luftën për pushtet. Koleget e nderuara të shkojnë të marrin në polici kamerat qe provojnë se partia e tyre po gënjen përdite dhe publikisht. Ato duhet të ndikojnë mbi udhëheqjen e tyre të çoroditur që Prokuroria dhe Gjykata të lihen të qetë të punojnë për të bërë drejtësi deri në fund. Xhisiela Maloku të lihet e qetë në përditshmërinë e saj për të marrë veten nga ky dhunim i vazhdueshëm politik. Si dhe opinioni publik të çlirohet nga kjo peshë  e rëndë që politika pa kokë e opozitës ia ka hedhur mbi shpinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DO TA BESONI/ KHABIB pranon revanshin me McGregor, por ka një kusht…
Previous article LIGJI PËR KAZINOTË/ Rama: Beso dhe kontrollo, u nis për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT