• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Misteri i një incidenti, pse ngurroi Policia e Elbasanit dhe pse nuk e thonë emrin e drejtuesit të Audit?
Home
Aktualitet

Misteri i një incidenti, pse ngurroi Policia e Elbasanit dhe pse nuk e thonë emrin e drejtuesit të Audit?

26 September, 2017 Editor Aktualitet

Kamerat e sigurisë së tregut ushqimor kanë filmuar të gjithë episodin e incidentit me policinë në Elbasan, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës 20:00, ku postblloku policor është ngritur në derën kryesore të biznesit privat.

Pasi kanë shoqëruar 2 personat që ndodheshin në mjetin Range Rover, efektivët e policisë ndeshen me një Audi që duke u futur në treg përplas mjetin tip Golf të zv.drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi, i cili bën një lëvizje mbrapsht, por nuk dihet nëse për të bllokuar mjetin, apo për t’i hapur rrugën që të kalonte.

Në pamjet e kamerave të sigurisë nuk ka audio, por duket që pa paralajmërim dhe pa qëlluar fillimisht në ajër, siç është procedura standarde, një efektiv qëllon në drejtim të mjetit të blinduar dhe më pas edhe pse dera kryesore qëndron e hapur për më shumë se 20 sekonda, efektivët ngurojnë që të hyjnë brenda rrethimit të tregut për të vijuar ndjekjen.

Plumbat në lartësinë e kabinës se mjetit duken edhe nga fotot e Audit të blinduar, ndërsa në vendgjarje u sekuestruan edhe disa gëzhoja.

Për këtë rast ka nisur një hetim edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave për të analizuar veprimet policore, ndërsa identiteti i drejtuesit të Audit mbetet mister.

Drejtuesit e policisë ngurrojnë t’i thonë emrin, ndërsa e vetmja që ka guxuar është Partia Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha përmendi emrin e Suel Çelës dhe Sokol Sanxhaktarit.(TCH)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Katalunja në prag referendumi, çfarë do të ndodhë me Barçën?
Previous article E ardhmja e përdorimit të armëve robotike

Editor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

MOTI I KEQ "PUSHTON" ELBASANIN/ Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi Aktualitet

MOTI I KEQ "PUSHTON" ELBASANIN/ Përmbyten rrugët, dëme në bujqësi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT