• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONTIMI I “BABALES”/ Reagon Basha: Ja kush e bëri komplotin për të manipuluar të vërtetën
Home
Shqipëri

MONTIMI I “BABALES”/ Reagon Basha: Ja kush e bëri komplotin për të manipuluar të vërtetën

10 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me videon që publikoi deputeti demokrat, Ervin Salianji. Videoja, sipas Bashës, tregon se si shteti privat i Ramës fabrikon provat dhe dëshmitarët për të shpëtuar kriminelët.

Mbrëmë shqiptarët panë fytyrën e këtij shteti privat, deputet, drejtor policie dhe prokuror që fabrikojnë prova dhe dëshmitarë për të shpëtuar kriminelët. Drejtues të kësaj strukture janë edhe Xhafaj me Arta Markun. Rama, Xhafaj, Balla, Arta Marku, Ardi Veliu kanë komplotuar për të manipuluar të vërtetën dhe për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn.

Shteti i Ramës vendosi që të fabrikonte dëshmitarët me një qëllim; për për të shpëtuar Agron Xhafajn. Shteti i Ramës dhe vetë ai kërcënuan një oficer policie për të shpëtuar Rexhep Rrajën dhe Ballën, që është mbrojtësi i tij. Kur shteti sulmon gazetarët, denoncuesit dhe policët e ndershëm jemi në kushtet e një diktatore mafioze.

Policia e shkatërruar vijon që të jetë në shërbim të krimit. Emërimi i Arta Markut ka rezultuar një katastrofë.  Marku ka shkatërruar prokurorinë dhe hetimet për Tahirin, Dakon, Sejdinin, Gjiknurin, Manjën dhe drejtues të tjerë të qeverisë dhe shtetit.

Lulzim Basha

Në videon e publikuar mbrëmë nga Salianji, Alizoti shprehet se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në datë 1 qershor të këtij viti dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës për hetimet në kuadër të dosjes ‘Babale’.

Fredi Alizoti thotë ndër të tjera se Veliu i ka thënë se “Je me ne, apo me ata”. Gjithashtu kunati i Babales deklaron se ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë, por Policia e Shtetit dhe kryetari i grupit të PS, Balla kanë hedhur poshtë deklarimet e Alizotit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIKUR ISHTE "ASKUSHI"/ Ish-i i Meghan Markle martohet me trashëgimtaren e pasurisë 200 mln dollarëshe
Previous article JO VETËM FUTBOLL/ MESSI ia beson JETËN SI FILM kompanisë së njohur kanadeze

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT