Këto ditë padyshim kanë qënë situatë emergjente për gjithë vendin. Megjithatë disa zona kanë qënë më kritiket dhe me dëme më të mëdha.
Dalja e Lumit Vjosë nga shtrati ka shkaktuar dëmin më të madh dje dhe sot. Për fat të keq, është një zonë që gjithmonë ka qënë problematike, edhe pse rasti i tanishëm konsiderohet si më I rrezikshmi.
Situata në Vjosë ka qënë kaotike pasi banesat janë zhytyr në ujë dhe evakuuimi I personave apo familjave vazhdon ende.
Ne total numri i forcave te Armatosura ne operacion eshte 450. Nderkohe qe gjate nates jane evakuuar 20 persona,4 familje ,15 bageti te imta.
Situata në Vlorë: Vazhdon të jetë një nga më problematiket situata në Vlorë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Situata më e përkeqësuar raportohet të jetë në Novoselë ku uji që ka vërshuar në banesa ka arritur në mbi 1.5 metra.
Shumë banorë pas paralajmërimeve të shumta janë larguar nga banesat para se se zona të përmbytej por ka pasur dhe nga ata që janë evakuuar me forcë. Ndërkohë, situata në qytetin e Vlorës ka filluar të normalizohet.
Situata në Fier: Dalja nga shtrati i lumit Vjosë ka krijuar panik jo vetëm në Vlorë, por edhe në Fier. Situata paraqitet tepër e rënduar edhe në këtë qytet, ku disa zona ndodhen nën ujë.
Lumi Vjosë ka dalë dhe ka përmbytur toka e banesa, kryesisht në zonat Kashisht, Cervene, Ferras. Deri më tani janë evakuuar 63 familje, të cilët janë dërguar te të afërmit e tyre, ndërsa vazhdon vërshimi i ujit në banesa.
Fshatin Ferras situate është më problematike. Momentalisht një Helikopter është në gadishmeri për evakuimet. Fshati Ferras është totalisht I përmbytur nga uji, siç e shohim dhe më poshtë.
Situata në Dibër: Reshje me densitet të lartë prej më shumë se 30 orësh në gjithë Qarkun e Dibrës. Për pasojë ka pasur vërshime të përrenjve malorë. Situata më problematike ka qenë në Dibër , pasi nga gërryerja e përrenjve janë dëmtuar 3 shtëpi , të cilat janë evakuar në kohë. Nga prurjet e Lumit Seta janë rrezikuar 2 shtëpi 1 lokal dhe një rezervat peshku. Ka bllokime të disa fshatrave si pasojë e gërryerjeve nga përrenjtë e Bellovës , Selishtës dhe Zall Dardhës.
Në Bulqizë ka patur rrëshqitje dhe është rrezikuar ujësjellësi i qytetit. Në Mat probleme ka patur në njësinë Xibër pasi është shembur rruga që lidh Xibrin me Tiranën. Rrëshqitje masive ka patur edhe në Suç.
Gjithashtu, Përroi i Bellovës ka izoluar mbi 150 familje me rreth 800 banorë. Banorët e kësaj zone edhe pse janë vetëm 5 km nga qyteti i Peshkopisë pjesën më të madhe të vjeshtës dhe dimrit mbeten të izoluar.
Shkak për izolimin është bërë mungesa e një ure dhe rruga tejet e shkatërruar përgjatë shtratit të këtij përroi të rrëmbyeshëm.
Situata në Fushe-Krujë: Jo shumë larg Tiranës, situata është e mjerueshme. Fushë Kruja ka qënë një ndër zonat më të prekura gjatë këtyre ditëve. Gjatë ditës se djeshme lumi Zezë në jug të qytetit ka dalë nga shtrati. U nevojit ndërhyrja e Emergjance Civile për të evakuuar banorët që banonin aty pranë. Këtu kemi hasur edhe rastet me alarmante, ato të shpetimit të personave si dhe fëmijëve me gomone.
Shtëpitë në këtë zonë janë tejet të mbushura me ujë dhe banorët shprehen se po qëndrojnë në katin e sipërm pasi ai I pari është tërësisht I përmbytur. Kjo zonë vazhdon te jetë pa energji elektrike.

/AlpeNews.al/









