Deputeti i PS-së, Armando Subashi i cili po monitoron situatën nga terreni në Fier ka deklaruar se në këtë zonë po vijonë operacionet e evakuuimit.
Sipas tij, një elikopter është vënë në gatishmëri për evekuuimin e banorëve të cilët janë strehuar në katet e dyta të banesave.
Ndërkohë, Gjanica deri më tani raportohet të jetë në parametra normale, ndërsa Semani është i fryrë, por brenda kuotave.
Zoti Subashi ka shtuar se problematike vijon të mbetet lumi Vjosa i cili ka prurje të jashtëzakonshme.
Sa kaq, rreth 30 banesa ndodhen në ujë ndërsa nuk raportohet për dëmë në gjënë e gjallë. /Alpe News.al/


