Ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin e së enjtes vijon të mbetet ende e pazbardhur.
Rreth orës 21:40, në zonën e ish bllokut pati krisma, ku një person mbeti i vdekur, tre u plagosën e tre “ia mbathën”.
Mëngjesin pasues, u bë me dije se “molla e sherrit”, ishte këngëtarja e njohur Elvana Gjata. Kjo e fundit për shkak se një ngacmim që ishte bërë, kishte nisur “luftën” midis të dashurit të saj dhe palës “ngacmuese”.
Më pas u mësuar se këngëtarja kishte dhënë dëshminë e saj dhe ishte larguar nga vendi. Dyshohet se në Gjermani pasi edhe jetën e saj më bizsnesmenin Ervin Mata e kishin ndërtuar midis dy shteteve, sipas burimeve të AlpeNews.al.
Ky veprim, e zbehu rolin e Elvanës në ngjarje duke lënë të mendohet se nuk kishte qënë ajo “molla e sherrit”. Gjata kishte shkuar në lokal sa për ti dhënë një çelës Ervin Matës.
Partneri i saj Ervin Mataj, i cili ka qenë në lokal rreth orës 18:30 ka dalë jashtë ku besohet se është takuar me këngëtaren dhe më pas është rikthyer i acaruar në lokal. Dyshohet se në këtë kohë ai ka kërkuar të bisedonte me Ervis Martinaj me pretendimin se personi që kishte ngacmuar këngëtaren ishte i njohuri, i tridhjetë e gjashtë vjecarit që më pas mbeti i plagosur me një plumbë në qafë.
E pjesa tjetër e historisë dihet tanimë. Një i vdekur e tre të plagosur.
Duke qënë se roli i dyshimtë i këngëtares mbetet enigmë, vetëm para pak minutash policia e shpalli në kërkim Elvana Gjatën.
E këngëtares nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të kthehet në Shqipëri.
Përgatiti: AlpeNews.al


