• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËSHTË KTHYER NË CELULË KRIMINALE”/ Basha sulmon Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Home
Shqipëri

“ËSHTË KTHYER NË CELULË KRIMINALE”/ Basha sulmon Prokurorinë e Krimeve të Rënda

9 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Në bashkëbisedimin e zhvilluar sot me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Prokurorinë se është kthyer në celulë kriminale.

Sipas tij, me ardhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe emërimin e Donika Prelës po shkatërrohen të gjitha hetimet për kriminelët duke i lënë ata të lirë të veprojnë.

“Prokuroria është kapur nga pushteti, kryeprokurorja Arta Marku është vendosur hapur në krah të krimit. Prokuroria është shpartalluar me emërimin e Donika Prelës, krahu i djathtë i Xhafës. Është kthyer në një celulë që shkatërron hetimet ndaj kriminelëve. Kjo është detyra që ka marrë përsipër celula e krijuar te Prokuroria,” tha Basha.

Po ashtu kreu i opozitës akuzoi ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se nuk ka rezultate pasi  është peng i kriminelëve.

“Ministri Xhafaj është kthyer në figurë qesharake, që krekoset duke premtuar që policia do bëjë kërdinë. Por rezultatet janë zero se Xhafaj është peng i krimit,” u shpreh ai.

“Kur s’je i sigurtë as aty që kanë shtëpitë 3-çereku i qeveritarëve, kjo tregon që s’je më i sigurtë fare në Shqipëri. Kjo ndodh se kriminelët dhe vrasësit janë të lirë. Në çdo vend normal, këta janë në burg. Por këtu janë të lirë, këtu sillen si biznesmen, si deputetë e si pushtetarë. Të dalë dikush të shesë në rrugë ushqime, shiheni çfarë i bën shteti, 2 metra më tutje janë gangsterët me armë të Edi Ramës. Më thoni çfarë investimi është bërë në Shqipëri, çfarë kemi ne një burim të ardhurash përveç drogës? Kemi një shkatërrim total të organeve të zbatimit të ligjit. Arsyeja kryesore është mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin, krimi mbrohet e mbështetet nga Rama. Pas këtyre lajmeve që kanë tronditur vendin, çdo qeveri do të kishte marrë masa, por këta e kane mendjen te shitësit ambulantë. Krimi jo vetëm goditet, por inkurajohet se po shfrytëzon frytet e tij. Janë rehat fare. Ligji anti-mafia që është në fuqi prej vitit 2008 nuk funksionon fare,” tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIONET POLICORE/ Çfarë ndodhi në Berat: Gjobiten 420 shoferë, arrestohen disa prej tyre
Previous article PARA CEREMONISË SË "AMA"/ Bebe Rexha bën këtë ndryshim në pamjen e saj (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin Politikë

MBYLLJA E NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20/ Rama në Luksemburg: Do bëjmë maksimumin për integrimin

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT