Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me audopërgjimin. Ai pyet Xhafën se pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit.
Postimi i plotë:
Në Open, akt ekspertimi anglez fakton se zëri i audiopërgjimit është i Xhafajt.
Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.
Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?
Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot? 🤔
Xhafaj tha që nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej, për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetem policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova? 🧐


