• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THELLOHEN VEPRIMET/ Pse u zgjat afati i HETIMEVE për ADRIATIK LLALLËN. Çfarë rrezikon ish KRYEPROKURORI
Home
Breaking News

THELLOHEN VEPRIMET/ Pse u zgjat afati i HETIMEVE për ADRIATIK LLALLËN. Çfarë rrezikon ish KRYEPROKURORI

9 October, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore ndaj ish Kryeprokurorit të Republikës, Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burime pranë organit të akuzës të cilat saktësojnë se shkak për këtë janë bërë një sërë hapash të rinj procedurialë që janë ndërmarrë për zbardhjen e akuzave të rënda të dosjes nr. 447. Ndërkohë që priten edhe disa prova të reja që mund ta fundosin përfundimisht pozitën e ish Kryeprokurorit.

Një burim tjetër pohoi se prokurorët janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e firmosjes së kërkesës drejtuar gjykatës së krimeve të Rënda, për ti kërkuar asaj bllokimin e pasaportës së udhëtimit të Adriatik Llallës në mënyrë që të parandalojnë një largim të mundshëm të tij nga Shqipëria.

Në daljen e fundit televizive para largimit nga Shqipëria, ish ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, tha se Llalla është një ndër njerëzit që ka penguar reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se i është kërkuar drejtësisë shqiptare që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë. Duke komentuar edhe punën e tij, Lu tha se Adriatik Llalla ka dështuar sepse ka injoruar ligjet e vendit.

Hetimi ndaj Llallës filloi në pranverë pasi mediat publikuan një seri faktesh dhe provash të panjohura për publikun, ku hidhej dritë mbi mënyrën e pasurimit marramendës të ish Kryeprokurorit nëpërmjet veprimeve të cilat u çmuan nga prokuroria të tilla, sa nisi hetimin dhe ngriti akuza shumë të rënda ndaj tij.

Hetimi për Llallën është rregjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Prokuroria e Durrësit qe e regjistroi fillimisht procedimin penal në ngarkim të ish Kryeprokruorit Llalla shpalli moskompetencën dhe e dërgoi dosjen për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës pak ditë më parë u transferua tek Krimet e Rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për ritjen e pasurisë së tij, nëpërnjet shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku. Prokurori i kësaj çështje është Klodian Braho.

Disa muaj pas një historie konfliktuale me kryediplomatin amerikan në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit i ndaloi Adriatik Llallës dhe familjes së tij, hyrjen në SHBA.

Ky vendim u miratua nga Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson me arsyetimin e përfshirjes në raste korrupsioni.

Nga ana tjetër, edhe ambasadori amerikan Donald Lu paralajmëroi se çështja “Llalla” nuk mbyllet me një kërkesë të tij për të mos qenë pjesë e drejtësisë. Ish-prokurori i Përgjithshëm i konsideroi reagimet e ambasadorit amerikan si të papranueshme.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASA TË RREPTA SIGURIE"/ Rama: Monitorim për personat e botës së krimit
Previous article MESSI NË HALL/ SAMPAOLI PLAS BOMBËN: Çdo ndeshje një TORTURË, Argjentina po...

Redaktor1

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT