• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇPO NDODH? Rëndohet situata në jug të Shqipërisë. Bilanci: 3 300 banesa dhe familje të prekura
Home
Breaking News

ÇPO NDODH? Rëndohet situata në jug të Shqipërisë. Bilanci: 3 300 banesa dhe familje të prekura

2 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Shqipëri vijon situata e vështirë që ka shkaktuar moti i keq me rreshje të dendura shiu, I cili vazhdon që prej mbrëmjes të së enjtes. Ndërsa numëroheshin 177 familje të evakuuara deri dje pasdite, operacionet e largimit të banorëve nga zonat e rrezikuara nuk kanë rreshtur. “Forcat në terren po vijojnë evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikuara. Në raste të veçanta është kërkuar edhe përdorimi i shtrëngimit për të bindur qytetarë të caktuar që ende nuk arrijnë të kuptojnë shkallën e rrezikut. Evakuim është kryer dhe vijon të kryhet në Berat, Fier dhe Vlorë”, bën të ditur një njoftim i Komitetit të koordinimit të emergjencave dhe krizave me informacion të përditësuar deri në orën 23.00.

Sipas njoftimit situata vazhdon të rëndohet në qarqet e jugut të vendit si në Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Fier dhe Berat. Gjendja më e vështirë vijon të mbetet prurja ekstreme e lumenjve Vjosë, Osum, Seman dhe Shkumbin. Vjosa ka dalë nga shtrati në afërsi të urës së Mifolit, Selenicës dhe në Memaliaj. Probleme paraqet edhe gjendja e lumenjve të tjerë. Ekziston rreziku që edhe Devolli të dalë nga shtrati duke krijuar probleme për fushën e Maliqit.

Sa i përket akseve rrugore, ati janë mbajtur të lira. “Përjashtim bën aksi Tepelenë Kakavijë, ku në Urën e Viroit është bllokuar kalimi. Aty po punohet për zhbllokimi e rrugës dhe për sistemin e udhëtarëve që nuk mund të vijonë aktualisht udhëtimin. Edhe në akse të tjera po punohet për eleminimin e rrëshqitjeve të dherave”.

Rreshjet që përfshin vednin patën një intesitet të lartë, duke kaluar të 100 mm në 24 orë. Që prej së enjtes sipërfaqe të shumta janë përmbytur. Janë rreth 3300 banesa dhe familje të prekura në gjendje të dëmtuar. Për përballimin e situatës janë angazhuar edhe forcat e Policisë si dhe njësi të ushtrisë. Janë të paktën mbi 6000 njerëz të përfshirë në operacionet për përballimin e situatë dhe të paktën 1 mijë mjete. Helikopterët e ushtrisë por dhe të ministrisë së Shëndetësisë kanë ndërhyrë në disa raste për evakuimin e personave në rrezik apo të sëmurë që nuk lëviznin dot. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë aktivizuar planet e emergjencës dhe spitalet e shërbimi i Urgjencës Kombëtare janë vënë në gjendje gadishmërie. Sipas të dhënave zyrtare deri dje pasdite, janë shpëtuar mbi 200 persona në kushte emergjence.

Dje pasdite, pas afro 20 orësh në Tiranë u mundësua kalimi në autostradën që lidh kryeqytetin me Durrësin. Të paktën 250 persona që mbetën të bllokuar në këtë aks u evakuuan gjatë natës të së enjtes, ndërkohë që gjatë gjithë ditës së djeshme u punua për të larguar automjetet nga rruga dhe pastrimin e saj nga llumi i krijuar nga prurjet e ujërave.

Në kryeqytet, situata duket e normalizuar, përvec faktit se baseni kryesor i furnizimit me ujë, ai I Bovillës është ndotur dhe për pasojë është vendosur që të stakohet impianti i përpunimit, gjë e cila mund të sjellë problem për furnizimin e kryeqytetit. Po ashtu, me probleme është stacioni që furnizon me ujë të pijshëm Fushë Krujën, Maminasin, Shijakun dhe pjesërisht Prezën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reshjet në Gjirokastër/ Rrëshqitja e dherave, këto janë akset e bllokuara që duhet t'i shmangni
Previous article VIDEO/ Rrjedha e lumit Vjosë bllokon furgonin e policisë, katër efektivë në rrezik për jetën

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT