Reshjet e dendura të shiut që vijuan përgjatë gjithë natës kanë sjellë përmbytje të bizneseve dhe ndërprerje të energjisë në qytetin e Memaliaj.
Ndërkohë, në aksin Gjirokastër-Tepelenë raportohet për rrëshqitje të dherave, probleme ka edhe në aksin rrugor Virua Kordhoc. Në Gjirokastër raportohet se ka rënë niveli i prurjeve të përrenjve dhe po punohet në përroin e Gjokanës pasi ka shumë inerte në rrugë.
Viroi vijon të mbetet i bllokuar, ardhja dhe dalja nga Gjirokastra është e pamundur. /AlpeNews.al/


