Një situatë e pazakontë po ndodh për 4 efektivë policie të Fierit.
Rrjedha e lumit Vjosë e fryrë me shpejtësi prej reshjeve të dendura ka bllokuar një furgon policie, ndërsa brenda tij ndodhen edhe 4 punonjës të policisë së shtetit.
Siç duket dhe nga pamjet, niveli i ujit ka arritur mbi gjysmën e lartësisë së furgonit, duke vënë në rrezik jetët e policëve.
Si pasojë e prurjeve intensive Vjosa ka dalë nga shtrati, ka çarë argjinaturat në dy vende dhe ka përmbytur disa fshtra. Po ashtu 450 forca të Armatosura kanë qenë në terren gjatë gjithë natës dhe kanë evakuar banorë e bagëti deri në orët e para të mëngjesit.
Shpetohen 4 efektivat e policise Fier qe ishin te permbytur ne nje automjet te policise
Posted by Portali i Lajmeve Neoalb on Friday, December 1, 2017


