“Babalja”, një telenovelë që përfundoi më herët nga ç’ishte menduar nga organizatorët e që rrezikon tu kthehet pikërisht atyre, protagonistëve.
Laboratori anglez, në të cilin audiopërgjimi ishte dërguar për ekspertizë, ka dhënë sot përgjigjen finale që është ajo e një montimi.
Fill pas kësaj, Prokuroria e Krimeve të rënda u vu ën lëvizje dhe ka ngritu akuzë për Albert Veliun ndryshe “Dëshmitari X”, gazetarin Jetmid Olldashi si dhe kunatin e Veliut Fredi Alizoti.
Ky i fundit ka imituar zërin e Agron Xhafajt, duke krijuar situatën sikur vëllai i Fatmir Xhafaj është i përfshirë në pazaret e drogës. Ende nuk dihen të dhëna të tjera mbi Alizotin.
Për këtë çështje të premten u paraqit në prokurori edhe deputeti demokrat Ervin Salinji.
/AlpeNews.al


