• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË BLLOK/ Detajet e Reja si nisi sherri për Elvana Gjatën. Zbardhet dinamika
Home
Breaking News

MASAKRA NË BLLOK/ Detajet e Reja si nisi sherri për Elvana Gjatën. Zbardhet dinamika

6 October, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përplasja me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së enjtes tek ish-Blloku duket se ka pasur si motiv këngëtaren Elvana Gjata.

Të paktën kjo është pista e kryesore ku ka përqendruar hetimet grupi hetimor, që ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes. Një ditë pas krimit të rëndë që ndodhi në mes të Tiranës, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke arrestuar dy persona, Një tjetër është ndaluar në orët e mbrëmjes së djeshme në Kakavijë dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes personave të shpallur në kërkim nga Policia është edhe i dashuri i këngëtares, Ervin Mata, 31 vjeç.

Ervis Martini3

Po ashtu, bashkë me të kërkohen edhe shtetasit Fabiol Alushi, 42 vjeç, dhe Meviol Billo, 42vjeç, truprojë i këngëtares, ky i fundit i dyshuar si personi që ka qëlluar me armë drejt personave të tjerë në lokal. Mbrëmë Policia ndaloi në Kakavijë 37-vjeçarin Geldo Hoti, i cili dyshohet se ka qenë në tavolinë me të dashurin e Elvanës dhe dy të tjerët. Paraprakisht, Hoti është ndaluar për moskallëzim krimi, megjithëse ende nuk është vendosur për arrestimin, deri në sqarimin e rrethanave dhe pozicionit të tij. Tre të kërkuarit, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, dyshohen për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim”.

Nga ana tjetër, Policia ka arrestuar edhe dy të plagosurit, Ervis Martinajn dhe Eljon Haton, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

DINAMIKA E NGJARJES

Rreth orës 21:30, para se të ndodhi krimi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, që ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” tek ish-Blloku, kanë qenë të pranishëm disa persona. Në banak ndodhej 36-vjeçari Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shoku i tij, El- jon Hato, duke pirë verë.

Ndërsa në një tavolinë ishin të ulur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, me dy miqtë e tij, Fabiol Alushi e Geldo Hotin, si dhe me truprojën e saj, Meviol Billo, njëkohësisht edhe mik i tyre.

Deri në këtë moment, burimet thonë se situata ka qenë e qetë dhe pa tensione nga të dy palët, ndonëse një javë më parë disa prej tyre ishin përfshirë në një konflikt, në një tjetër lokal në Tiranë. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë ngacmimi i Elvana Gjatës nga Fabian Gaxha, që sipas të dhënave shoqërohej me Martinajn edhe si mik, edhe si truprojë e tij. Disa minuta më vonë, rreth orës 21:40, situa- ta është tensionuar, pikërisht në momentin kur 28-vjeçari Gaxha është futur në lokal. Burimet thonë se 4 personat që ndodheshin në tavolinë janë ngritur në këmbë sapo ai është futur brenda. Fillimisht ka qenë Meviol Billo ai që e ka sulmuar fizikisht Fabian Gaxhën, si hakmarrje për ngacmimin e këngëtares. Në konflikt mësohet se janë përfshirë edhe personat e tjerë. Më pas, në kohën që 28-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë tip “Glock”, e gjetur nga Policia në vendngjarje, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Personi që ka qëlluar dyshohet të jetë 41-vjeçari Billo, truproja i këngëtares dhe i të dashurit të saj Ervin Mata. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

KONFLIKTI

Sipas burimeve nga Policia, por edhe nga pamjet filmike të një kamere sigurie në një prej lokaleve të natës në Tiranë, dyshohet se rreth një javë më parë mes disa prej personave që u përfshinë të enjten në përplasjen me armë, ka pasur një konflikt.

Viktima, Fabian Gaxha, dyshohet se ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, e cila shoqërohej edhe nga i dashuri në lokalin ku ndodhi sherri. Sipas pamjeve filmike të publikuara dje, duket se sherri ka qenë i ashpër, me dhunë fizike dhe me goditje me objekte të forta. Ky dyshohet të ketë qenë shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë te ish-Blloku. Ndonëse një javë më parë, palët u shpërndanë, dhe pse pati përplasje të fortë fizike, duket se asnjëri nga personat e përfshirë nuk kishte pranuar që ajo situatë të mbyllej me aq. Ndërsa të enjten mbrëma, përplasja ish- te më e rëndë, u përdorën edhe armët e zjarrit.

a76ad7e1-2e06-424c-a00c-680

POLICIA BLINDOI SPITALIN PËR TË SHMANGUR PËRPLASJET

Dhjetëra forca policie, madje edhe forca speciale të armatosura me automatikë blinduan mbrëmjen e së enjtes Spitalin e Traumës. Në hyrje të urgjencës ishin rreshtuar dy kordonë me forca të armatosura, që verifikonin çdo person që kërkonte të futej brenda, apo qoftë edhe të interesohej për të plagosurit. Madje, në orët e vona, një person që po interesohej për gjendjen shëndetësore të Ervis Martinajt, jo vetëm që nuk u lejua që të futej brenda, por u shoqërua menjëherë në Polici.

WhatsApp Image 2018-10-05 at 00.03.18

Burimet thanë se, përveç masave në Spitalin e Traumës, ishin ngritur pika kontrolli në disa zona të kryeqytetit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit. Të gjitha këto masa ishin marrë për të shmangur përplasjet e mundshme, pasi shumë persona ishin grumbulluar jashtë spitalit.

1351e87e-5ff7-452a-ad20-13a

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITËLINDJET E 6 TETORIT/ KUSH FESTON SOT? Nga aktorja…(FOTO)
Previous article MARATONA E TIRANËS/ Ja rrugët ku nuk kalohet në fundjavë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap Aktualitet

VRAU TË RIUN FRANCEZ NË KSAMIL/ Merr fund arratisja e 29-vjeçarit, ja vendi ku u kap

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT